Jeta e Egjiptianëve
Nga Lorena Stroka
Përmbytjet – Çdo vit, në verë, lumi i Nilit i përmbushur nga ujërat e shiut, dilte nga shtrati i vet, dhe përmbyste zonat përreth. Egjiptianët gërmonin kanale të mëdhenj, me qëllim që të transportonin ujin dhe në arat më të largëta. Në vjeshtë kur lumi rikthehej në shtratin e vet i falte tokës një dhuratë të paçmueshme,baltën, që e bënte të pjellshme. Në tokat egjiptiane kultivohej gruri, elbi, liri etj. Egjiptianët mendonin se vetem një zot mund të bënte një mrekulli të tillë: prandaj dhe e adhuronin lumin njelloj si hynji.
Përllogaritjet: Pas çdo përmbytjeje, përllogaritjet komplekse ishin të rëndësishme për të vlerësuar tokat e kultivuara. Ndoshta, për këtë arsye Egjiptianët e lashtë ishin shumë të aftë në numërimet matematikore dhe në gjeometri.
Papirusi i çmuar – Përgjatë Nilit rritej bima e papirusit, përdorej për të bërë litarë, shporta, sandale dhe mbi të gjitha fletë për të shkruar. Nga trungu i bimës Egjiptianët merrnin shirita të hollë që i linin të kalbeshin në ujë dhe pastaj i sistemonin palë – palë për të bërë fletë. Pasi ngjisheshin dhe thaheshin mirë -mirë mblidheshin në deneqe. Por ngaqë deneqet e papirusit ishin shumë të vlefshëm përdoreshin vetëm nga njerëzit e penës.
Piramidat – Monumentet e mëdha memoriale të varrimit që ndërtoheshin si shenjë nderimi kundrejt faraove, nevojiteshin dhjetra vite punë, në të cilën nuk mernin pjesë vetëm skllevër, por edhe një pjesë e madhe e popullit egjiptian. Egjiptianët si një popull i zgjuar kishin menduar një mënyrë alternative për transportimin e gurëve të mëdhenj në majë të piramidës, pra atë të cilindrave prej druri brenda të cilave vendosnin gurët gjigandë, pasi më parë i kishin lidhur fort me litarë të trashë.
Shtresat shoqërore – Shoqëria egjiptiane përbëhej nga luftëtarë, murgj dhe funksionarë shtetëror, përmes të cilëve farao kontrollonte të gjithë mbretërinë e tij. Kishte gjithashtu teknikë, fermerë dhe skllevër.
Hieroglifet misterioze – Grafitët ishin më të përvojshmit në shkrimin e kompleksuar, që përbëhej nga ideogramat, domethënë nga projektet e objekteve dhe koncepteve që donin të tregonin.
Si zot – Farao konsiderohej djali i Diellit, pra deri diku ZOT: Kishte forcë absolute mbi nënshtetasit e tij. Ishte komandant i ushtrisë në beteja dhe gjykatës i vetëm i vendit.
Kuzhina Egjiptiane – Egjiptianët ishin të çmendur pas simpozumeve. Gjatë festave konsumonin peshq, mishra të pjekur dhe ëmbëlsira të përgatitura me miell datash dhe mjaltë. Buka ishte një ndër produktet më të rëndësishme në ushqyerjen e Egjiptianëve. Fshatarët merrnin çdo ditë si pagesë tri bukë dhe dy kabashe me një lloj pijeje, e cila ishte e ngjashme me birrën e sotme. Madje akoma edhe kur vdisnin, të vdekurve u jepnin me vete një serë ushqimesh dhe pijesh me qëllim që t’ia dilnin mbanë gjatë udhëtimit të largët drejt botës tjetër.
Bizhuteritë – Burra dhe gra mbanin vath. Byzylykët i mbanin kryesisht në duar, krahë dhe në kyçe të këmbëve.
Makijazh – Të gjithëve u pëlqenin parfumrat dhe të lyheshin me vajra aromatike. Mbi flokë vendosnin një kon me qiri aromatik që shkrinte në nxehtësi. Burra dhe gra lyenin qerpikët dhe vetullat e tyre me ngjyrë të gjelbërt ose të zezë.
Veshjet – Liri më i vlefshëm ishte shumë i hollë, pothuajse tranparent, prandaj dhe i kalonin zam. Rrobat ishin të bardha, disa herë të stolisura me perla shumëngjyrëshe. Burrat vishnin funde të shkurtra. Flokët e stolisura me gurëza u binin mbi supe.
Fëmijët – Në klimën e ngrohtë të Egjiptit fëmijët vërdalloseshin të zhveshur. Vajzat kishin flokë të shkurtra ose të mbledhura bisht-kali. Djemtë kishin kokë të qethur, përveç një cullufeje që binte mbi veshin e djathtë. Vetëm djemtë e familjeve të pasura shkonin në shkollë dhe didaktoheshin nga grafitët.
© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.