You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » Çfarë është oligomenorrhea/amenorrhea?

Çfarë është oligomenorrhea/amenorrhea?

gazeta-albstroka-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Në rast se një grua nuk ka cikël menstrual të përmuajshëm vuan nga oligomenorrhea. Kur periodat vonojnë  katër-pesë muaj, atëherë flasim për amenorrhea.

Amenorrhea mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, kryesisht hormonalë. Gratë të cilat kishin cikël menstrual por iu ndërpre papritur, vuajnë nga amenorrhea e mesme.

Arsyet kryesore për shfaqjen e amenorrheas janë:

–          mosfunksionimi i gjendrës tiroide

–          obeziteti, ose ulja e peshës

–          ushtrimi/stërvitja e tepruar

–          vezoret polikistike

–          lezionet e hipofizës

–          tumoret në veshka

–          aplasia e uterusit/mitrës ose hyrjes vaginale

–          shkatërrimi i mitrës për shkak inflamacionesh ose ndërhyrjesh kirurgjikale

–          histerektomia

–          kimioterapia ose rrezatimi

–          shtatzënia dhe ushqyerja me gji

–          menopauza (e hershme ose jo)

–          heqja e vezoreve

Në një rast të tillë mjeku duhet të kryejë një ekzaminim të hollësishëm të kartelës mjekësore të pacientes dhe sigurisht një ultratingull të mitrës dhe vezoreve. Në shumicën e rasteve, kontrolli plotësohet me një test të thjeshtë hormonal për përcaktimin e funksionit të vezoreve, hipofizës dhe tiroideve.

Në grupmoshat më të reja arsyet më të zakonshme për amenorrhea janë:

–          sindroma e ovareve polikistike

–          pesha e ulët trupore

–          mosfunksionimi i hipofizës

–          shtatzënitë e padëshiruara

Trajtimi kryhet sipas shkakut të problemit.

Në rastin e vezoreve polikistike, zakonisht jepen pilula anti-kontraceptive me trajtim paralel për humbje peshe. Për sa i përket problemeve të hipofizës, trajtimi është përsëri hormonal, por jo afatgjatë.Në rastin e gravitetit të reduktuar trajtimi është i qartë/i dukshëm. Në shtatzëni nevojitet test dhe ultartingull për konfirmim.

Në përgjithësi, nëse një grua vë re ndryshime të tilla në ciklin e saj duhet t’i drejtohet gjinekologut për trajtim. Edhe pse shpesh herë, shkaqet e shfaqjes së amenorrheas janë të trajtueshme, ka raste të tjera, ku fshihen probleme serioze që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top