10 këshilla për t’u ndjerë sa më mirë!
Mendon negativisht? Nuk shikon asgjë të bardhë në jetën tënde? Ndjen se çdo gjë është e pakuptimtë ose e vështirë për t’u arritur? GABON! Lexo dhjetë këshillat e mëposhtme, pse jo printoji dhe ruaji në çantën tënde që t’i lexosh sa herë ta shikosh të arsyeshme!
- Nuk është kurrë vonë për t’u bërë ajo që doje. Por, kujdes, qëllimet e tua duhet të jenë realiste. Historia e Hirushes dhe Princit u shkrua vetëm një herë…
- Bëj gabime! I përsosur nuk mund të jetë askush. Përpjekja për të qenë gjithmonë i pagabuar të rrethon e të mbyt. Lere veten të lirë.
- Mbushe jetën me çaste të thjeshta e të këndshme. Bëj një shëtitje me miqtë e tu. Bëj një dhuratë që do të japë gëzim.
- Nganjëherë, destinacioni nuk ka dhe aq rëndësi. Qëndro pak, ndalo së renduri. Kur të mbërrish atje ku dëshiron, këto çaste do të mbash mend.
- Jeta është e mbushur me zgjedhje. Mund të sjellë rastësisht në rrugën tënde dikë që TI do vendosësh nëse do ta shohësh përsëri.
- Mundohu të shmangësh përdorimin e fjalëve: të gjithë, askush, gjithmonë, kurrë.
- Në vend që të mundohesh të realizosh ëndrrat e të tjerëve, vetëpyetu se cilat janë dëshirat e tua!
- Nuk ka rëndësi se ç’pamje ka jeta jote, por se me ç’sy e shikon ti.
- Të gjithë kemi të mira e të meta. Para se të nxitohesh të gjykosh dikë, po ashtu dhe veten tënde, mundohu të zbulosh të dy anët.
- Të dish se kur duhet thënë “PO” dhe kur “JO”. Në çdo rast mundohu të vendosësh kufijtë e tu.
© AlbStroka.com