You Are Here: Home » Kuriozitete » 10 gjëra që nuk dini për kafenë

10 gjëra që nuk dini për kafenë

Nga Lorena Stroka

Për shumë njerëz, kafja përbën një pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Pothuajse 90% e popullsisë në mbarë botën e konsumon rregullisht. Nga njëra anë, janë njerëzit që s’rrinë dot pa kafe (midis tyre edhe unë), dhe nga ana tjetër, janë ata që pohojnë se kafja është e dëmshme për organizmin e njeriut. Shumë mite janë dëgjuar për kafenë… mirëpo se sa të vërteta janë ato, askush s’e di me siguri të plotë! Tashmë, ka ardhur koha të mësoni dhjetë gjëra të rëndësishme për të.

1. Legjenda tregon se njerëzit e parë që kuptuan efektin e saj ishin disa barinj nga Etiopia, të cilët vunë re se pas konsumimit të gjetheve nga pema e kafesë dhitë e tyre kërcenin dhe ishin shumë të lëvizshme.

2. Kafja konsumohet këtu e 700 vjet më parë.

3. Fillimisht, kafja hahej dhe nuk pihej, Fiset Afrikane përziejnë kokrrat e kafesë me yndyrë dhe krijojnë “topa energjie”.

4. Kafja në fillim u përdorë nga Arabët, ndërkohë që të krishterët e quajtën “Pija e Djallit”, sepse ishte zbuluar nga myslimanët, të cilët e pinin në vend të verës,  që për ta konsiderohej e ndaluar.

5. Pemët e kafesë mund të arrijnë deri në dhjetë metra lartësi, por specialistët i kultivojnë në mënyrë të tillë që të arrijë deri në tre metra, për t’u vjelur më lehtë.

6. Çdo ditë prodhohen 7 ton kafe.

7. Kafja zë vendin e dytë në botë (për sa i përket konsumimit), pas ujit.

8. Vendet me fanatikët më të mëdhenj të kafesë ndodhen në Europë dhe janë: Finlanda, Holanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

9. Konsumi i një molle ju mban më shumë zgjuar se sa një filxhan kafeje.

10. Kafja të mbron nga dielli, dhe paralelisht redukton dëmtimet që ai shkakton në lëkurë, duke u shndërruar kështu në anti-diell.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top