You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Zonat erogjene të mashkullit

Zonat erogjene të mashkullit

Nga Lorena Stroka

Përveç buzëve, fytyrës dhe majave të gishtrinjve, që janë zona erogjene dhe për gruan, ka edhe disa pika të tjera në trupin e burrit, të cilat kur përkëdhelen nga duar, buzë apo gjuhë të përvojshme, i krijojnë një ndjenjë të pafundme kënaqësie. Burime të tilla kënaqësie erotike janë supet, pëllëmbët e duarve, gjoksi dhe thithat. Vini re sa herë thithni apo përshkoni me majën e gjuhës tuaj thithat, ato fryhen dhe forcohen menjëherë.

E gjithë sipërfaqja e organeve gjenitale irritohet shumë lehtë. Kryesisht zona pas bazës së penisit, midis penisit dhe anusit ku ndodhet prostata është jashtëzakonisht e ndjeshme në prekje. Testikujt janë shumë të ndjeshëm ndaj dhe gruaja duhet t’i prek kujdesshëm dhe butësisht, sepse gabimi më i vogël i saj mund të shkaktojë dhembje intensive… Megjithatë, zona më erogjene e burrit ka qenë, është dhe do të mbetet penisi, veçanërisht pjesa e kokës, pasi është e pasur me mbaresa nervore. Lëpirja e lehtë por dhe thithja e vazhdueshme e tij i shkakton kënaqësi të paparë – (Gjatë procesit të seksit mos neglizhoni dhe gishtrinjtë si të duarve dhe të këmbëve, thithja e tyre është jashtëzakonisht joshëse për burrin). Sa për paralëkurën është një nga pikat më të ndjeshme për të gjithë burrat. Të pasmet janë një pjesë tjetër erogjene, burrave u pëlqen që jo vetëm t’i përkëdhelësh, fërkosh por edhe t’i qëllosh atje. Një zonë e pasur me mbaresa nervore erogjene është edhe ajo anale, ndaj dhe irritohet shumë lehtë me çdo lloj përkëdhelje./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top