You Are Here: Home » Kuriozitete » ZOGU QË “FLUTURON” NËN UJË!

ZOGU QË “FLUTURON” NËN UJË!

Nga Lorena Stroka

Sado e çuditshme që të tingëllojë zogu trupvogël me emërtimin dipper, që i përket familjet Cinclus cinclus ka aftësinë “të fluturojë” nën ujë, për të mbledhur ushqimin e vet, që përfshin peshq të vegjël, vezë salmoni, insekte ujore etj. Më konkretisht, dipper zhytet brenda ujit me ndihmën e krahëve të tij të fuqishëm, pastaj kërkon midis shkëmbinjve ushqim për të shuar urinë.

Duke bërë të njëjtën lëvizje, që bën një shpend duke fluturuar, “çan” ujërat duke gllabëruar çdo gjë që i del përpara dhe pastaj kthehet përsëri “fitues” në bregdet. Frekuenton lumenjtë dhe përrenjtë për arsye se ujërat e tyre janë të cekëta. Ka trup të shëndoshë, gjatësia e tij nuk i tejkalon 20 cm dhe peshon 65 gr. Puplat e tij janë ngjyrë kafe e errët me thekse të bardha në qafë.

Dipper fshihet mes shkëmbinjve duke kërkuar për pre ose “fluturon” nën ujëra duke hulumtuar zonën. Sapo identifikon viktimën e mundshme kridhet paparitmas në ujëra dhe “noton” shpejt derisa kap gjahun e vet. Pastaj kthehet shpejtësisht në sipërfaqe duke shijuar “frytet” e punës së tij ose duke i ndarë me të vegjëlit e vet./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top