You Are Here: Home » Mjekësi » ZILIA, ELEMENTI MË DOMINANT I PERSONALITETIT TË NJERIUT

ZILIA, ELEMENTI MË DOMINANT I PERSONALITETIT TË NJERIUT

albstroka-blog-shkrime-nga-lorena-stroka-psikologji-zilia-smira-pjese-e-karakterit-njerezorNga Lorena Stroka

Në qoftë se për shumicën e njerëzve, qenësia e zilisë, përbën veç një pretendim i pabazë, i krijuar qëllimisht, për nxitje përçarjesh dhe prishje marrëdhëniesh, për ekspertët e fushës së psikologjisë, është një fakt i pakontestueshëm, dhe burim i çdo formë sjelljeje

Shumë individë, në vend që të punojnë për më të mirën, duket se janë të gatshëm të humbin gjithçka, me qëllim që komshiu i tyre të gjendet në një pozitë më të vështirë se ata.

Sipas një studimi spanjoll, elementi më i zakonshëm i personalitetit që formon sjelljen e njeriut është… zilia/smira.

Zilia në këtë rast nuk i referohet nocionit erotik, por, dëshirës që dikush ka të gjendet në një pozitë më të mirë se të tjerët, duke u përpjekur për të parandaluar të kundërtën.

Studimi i cili u krye nga një ekip hulumtuesish të afirmuar, dhe që më pas u botua në revistën “Science Advance”, shqyrtoi në mënyrë të detajuar përgjigjet e 541 vullnetarëve mbi qindra mëdyshje shoqërore.

Sipas studimit, njerëzit mund të klasifikohen në katër lloje themelore të personalitetit:

  • xhelozë (30%)
  • optimistë (20%)
  • pesimistë (20%)
  • mirëbesues (20%)

Ekziston edhe një kategori e pestë (10%), e cila nuk ngjason me asnjë nga përshkrimet e mësipërme.

Hulumtuesit përdorën lojëra të ndryshme, për të kontrolluar nëse lojtarët do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për një pagim potencialisht më të lartë, apo do të vepronin më vete, për një shumë më të ulët fitimi.

Iu kërkua të punonin në çifte, të cilat ndryshonin jo vetëm në çdo raund, por, sa herë që ndryshonte një dilemë. Në këtë mënyrë, atyre do t’u duhej të gjenin vazhdimisht mënyra të reja bashkëpunimi, t’i shpërfillnin, ose akoma më keq, t’i tradhtonin.

Bazuar në përgjigjet e dhëna, shkencëtarët krijuan një program kompjuterik, që i ndau në kategori, sipas sjelljes së tyre domunuese.

Pjesa më e madhe e lojtarëve rezultuan xhelozë. Nuk u interesonte se çfarë do të arrinin, mjafton që të paguheshin më mirë se të tjerët. Duke përshkruar llojin e personalitetit që karakterizohet nga xhelozia, studiuesit nënvizuan se këta individë sillen në varësi të zilisë dhe manifestojnë mungesë të qartë besimi. Pengojnë të tjerët që të përfitojnë më shumë se ata, akoma dhe nëse në këtë mënyrë, zvogëlohet fitimi i tyre vetjak.

20% ishin optimistë dhe besonin se bashkëpunimi në çift, ishte zgjedhja më e mirë për përmbushjen e një qëllimi të përbashkët.

Një tjetër 20% ishin pesimistë, pasi çdo zgjedhje e tyre kishte si kriter të përhershëm: “mes dy të këqijave, zgjidh më pak të keqen.”

Gjithashtu, një tjetër 20% ishin mirëbesues, bashkëpunonin lehtë me të tjerët, pa marrë parasysh fitoren, apo humbjen e mundshme.

Në mbyllje, profesori Yamin Moreno, nga Universiteti i Zaragozës (Spanjë), i cili mori pjesë në studim tha: “Përfundimet bien ndesh me disa teori të caktuara, për shembull, me atë që thotë se njerëzit janë racionalë.”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top