You Are Here: Home » Kuriozitete » Zhdukja misterioze e vrapuesit!

Zhdukja misterioze e vrapuesit!

Nga Lorena Stroka

James Worson, banor i qytetit anglez, Leamington, krenohej shumë për shpejtësinë me të cilën mund të vraponte. Kështu, pra, një ditë dy miqtë e tij e provokuan duke i thënë se nëse ishte aq i zoti sa deklaronte, le të vraponte në një distancë të madhe midis Leamington dhe Conventry, që kalonte përmes një pylli. Worson pranoi dhe nisi të vraponte drejt rrugës në kohë rekord më 3 shtator 1873.

Nga pas, vendosën ta ndiqnin dy shokët e tij, Hammerson Burns dhe Barham Wise me një karrocë dhe një aparat fotografik në dorë. Dhe ndërsa kilometrat e para të rrugës shkonin për mrekulli, sipas dy vëzhguesve, Worson nuk u largua për asnjë çast nga sytë e tyre, papritmas, panë mikun e tyre të pengohej dhe trupi i tij të përulej përpara, gati për të rënë, por në vend që të binte përdhe, e vetmja që u dëgjua, sipas thënieve të shokëve, ishte klithma më rrëqethëse që kishin dëgjuar ndonjëherë, madje ajo zgjati disa sekonda. Dhe para se Worson të rrëzohej përtokë… u zhdukë. Askush nuk mësoi asgjë për fatin e vrapuesit. Ndërsa aparati fotografik regjistroi gjurmët e tij deri në pikën e zhdukjes… asgjë tjetër. E çuditshmja është se organet policore të Britanisë, për arsye të panjohura, nuk iu afruan pothuajse fare pikës së zhdukjes. Ç’të ketë ndodhur vallë?/AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top