You Are Here: Home » Gnomonologji » ZGJUARËSIA ËSHTË SËMUNDJE!

ZGJUARËSIA ËSHTË SËMUNDJE!

ZGJUARESIA-ESHTE-SEMUNDJE-LORENA-STROKA-GAZETARE-PERKTHYESE-SHKRIMTARE-SHQIPTAREShqipëroi: Lorena Stroka – Roehamapton University, UK

Paz Martin

Nga i vogli dhe i çmenduri mëson të vërtetën. Në fillore, fyerja më e tmerrshme është të të thërrasin mendimtar. Më vonë, të qenët mendimtar bëhet pothuajse cilësi. Por kjo është gënjeshtër: të qenët mendimtar është e metë!

Ashtu si të gjallët e dinë që do të vdesin, ndërsa të vdekurit nuk dinë asgjë, besoj se të jesh i zgjuar është më keq se sa të jesh budalla, sepse budallai nuk e kupton marrëzinë e tij, ndërsa i zgjuari, sado i përulur qoftë, e di që është i zgjuar.

Më ndjek mallkimi i logjikës… muaj të tërë po më bren sëmundja që më bën të mendoj shumë, dhe kam arritur në përfundimin se ka një marrëdhënie të drejtpërdrejt mes mjerimit dhe mospërmbajtjes së logjikës sime. Të menduarit, përpjekja për të kuptuar, nuk më solli asnjë dobi, përkundrazi, veç humbje!

Njerëzit e thjeshtojnë botën duke përdorur gjuhën dhe mendimin, vetëm kështu sigurohen! Siguritë janë kënaqësia më e fuqishme në këtë botë, shumë më e fortë se paraja, seksi dhe pushteti në tërësi. Të mos pranosh zgjuarësinë e vërtetë, është çmimi që duhet të paguash për siguritë, dhe është gjithmonë shpenzimi i padukshëm për llogarinë bankare të ndërgjegjes sonë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top