You Are Here: Home » Mjekësi » Zeolite

Zeolite

Nga Lorena Stroka

Zeolitet janë minerale natyrore vullkanike që gjenden në vende të caktuara të botës. Llava dhe hiri që rezulton nga shpërthimi i vullkaneve të ndodhur në ishuj ose oqeane, derdhet në det. Falë një reaksioni kimik midis hirit të vullkanit dhe kripës së detit, krijohen zeolitet. Ajo çka i bën zeolitet të veçanta është struktura e tyre specifike. Zeolite është një fjalë që vjen nga Greqishtja e vjetër Ζέω = ziej, vloj dhe Λίθος = gur. Dhe kjo për shkak se kur nxehet e humbet ujin në formë flluskash, duke dhënë përshtypjen se vlon.

Zeolitet përdoren gjithashtu edhe si shtesë ushqimore.

  • Përmirësojnë funksionin e organeve vitale.
  • Ju bëjnë të ndiheni mirë.
  • Rriisin energjinë dhe përmirësojnë absorbimin (përthithjen) e ushqyesve.
  • Funksionojnë si isotonik natyror, duke zëvendësuar elementet minerale që humbasin pas ushtrimit.
  • Janë aleatë të vlefshëm për humbje peshe.
  • Lidhin toksinat dhe metalet e rënda që grumbullohen në yndyrë dhe i sekretojnë (nxjerrin jashtë) bashkë me djegien e yndyrës, duke çliruar organizmin nga substancat e dëmshme./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top