You Are Here: Home » Mjekësi » Zemra mund të rilindë qeliza

Zemra mund të rilindë qeliza

                                       Nga Lorena Stroka

Sipas studimeve më të fundit, zemra është në gjendje të krijojë qeliza të reja përgjatë gjithë jetës së njeriut. Kërkime të mëparshme kanë dëshmuar se e njëjta gjë ndodhte dhe me qelizat cerebrale. Tashmë,  bindja e dikurshme për dy organet vitale/jetësore ka ndryshuar tërësisht.

Studimi i rëndësishm shkencor që ka si synim kurimin e personave që vuajnë nga zemra, u botua në revistën Science. Kërkuesit e Institutit Suedez Karolinska, përdorën një teknikë ripërtëritëse, pra, përdorën karbonin-14 radioaktiv për matjen e moshës së qelizave të zemrës, si dhe përfshinë rastet e personave që lindën gjatë periudhës së Luftës Civile, kur ende bëheshin prova sipërfaqësore të bombave atomike.

Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, qelizat e zemrës ndryshojnë 1% (në vit) në moshën 25 vjeçare, ritëm i cili bie në 0.45 % në moshën 75 vjeçare. Kjo do të thotë se akoma dhe nëse dikush jeton shumë gjatë, nuk arrin të rigjenerojë dot më shumë se gjysmën e qelizave të zemrës deri sa të vdesë.

Shkencëtarët besojnë se zemra ka blastocitet e saj, të cilat më vonë mund të përdoren për kurime më të përparuara, duke zvogëluar kështu nevojën për transplante të organeve të huaja. Zbulimi i ri sherben dhe si mjet parashikimi për konstatimin e predispozitës së personave të ndryshëm lidhur me sëmundjet kardiake, domethënë nëse ritmi i rilindjes së qelizave të tyre është i ngadaltë./albstroka.com/

 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top