You Are Here: Home » Mjekësi » Zbuluan një gjen të ri që përgjegjësohet për kancerin

Zbuluan një gjen të ri që përgjegjësohet për kancerin

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Britanikë gjatë realizimit të eksperimenteve laboratorike zbuluan një gjen që përgjegjësohet për përhapjen e qelizave kanceroze në trup. Hulumtuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA), vlerësojnë se gjetja e tyre hap rrugën për hartimin e gjeneratës së re të medikamenteve antikanceroze, të cilat mund të jenë gati brenda një dekade.

Gjeni i quajtur WWP2 ndodhet brenda qelizave kanceroze. Ky gjen sulmon dhe ndan një proteinë të trupit, e cila normalisht pengon përhapjen e qelizave kanceroze.

Gjatë eksperimenteve në laborator, ekipi i UEA konstatoi se duke lidhur WWP2, rriten nivelet e proteinës specifike dhe qelizat kanceroze qëndrojnë në gjendje të heshtur (të paaktivizuara).

Sipas shpjegimit të studiuesit dr. Sarinter Sud, gjetja e re është një qasje e rëndësishme në trajtimin e kancerit dhe parandalimin e metastazave të tij.

Nga ana e tij, studiuesi dr. Andrew Chandra nga Departamenti i Shkencave Biologjike të UEA tha se “sfida tani është prodhimi i një medikamenti të fuqishëm, i cili do të arrijë në brendësi të qelizave kanceroze, për të eleminuar veprimin e gjenit WWP2.”

“Kjo është e vështirë, por jo e pamundur”, shtoi Dr. Chandra duke shpjeguar se dekadën e ardhshme mund të ketë medikamente të tjera që do të ndalojnë përhapjen agresive të shumë llojeve të kancerit si:

  • kanceri i gjirit
  • kanceri i trurit
  • kanceri i zorrës së trashë
  • kanceri i lëkurës

Tumoret kanë aftësinë të përhapen me largimin e qelizave nga tumori fillestar  dhe lëvizjen e tyre në trup nëpërmjet nyjeve limfatike ose gjakut. Kur arrijnë në destinacionin e tyre të fundit, fillojnë të shumëfishohen, duke krijuar tumore metastazike. Kanceri i gjirit, për shembull, përhapet përmes nyjeve limfatike duke shkaktuar tumore dytësore në eshtra dhe mushkëri.

© 2010: Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top