You Are Here: Home » Mjekësi » ZBULIM MADHOR: PAJISJA QË MUNDËSON DALJEN E DHËMBËVE TË RINJ!

ZBULIM MADHOR: PAJISJA QË MUNDËSON DALJEN E DHËMBËVE TË RINJ!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-pajisja-qe-mundeson-daljen-e-dhembeve-te-rinjNga Lorena Stroka

Implantet dentare na lehtësojnë jetën në shumë drejtime. Ato janë një zgjidhje e mirë për mbushjen e boshllëqeve të dhëmbëve. Falë disa kërkimeve të hollësishme, ekspertët kanë arritur të zbulojnë diçka të pazakontë në lidhje me teknologjinë e implanteve dentare. Në të vërtetë, ky zbulim tejkalon gjithçka dinim deri më sot në lidhje me implantet dhe protezat klasike. Në të ardhmen e afërt, një metodë revolucioniste do t’u japë mundësinë të gjithë pacientëve të kenë dhëmbë të rinj dhe origjinalë në zgavrën e gojës së tyre. Udhëheqësi i kërkimit, Dr. Jeremy Mao, ndërtoi një mekanizëm që ndihmon në daljen e dhëmbëve duke përdorur ADN-në.

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-gazetare

Teknologjia bashkëkohore premton zhvillimin e dhëmbëve të rinj në vetëm 9 javë. Në rast se pas vendosjes (së pajisjes) në kockat e nofullave, nuk konstatohet ndonjë efekt anësor, atëherë me ndihmën e disa qelizave staminale të marra nga trupi ynë, nis automatikisht procesi i zëvendësimit të dhëmbëve të munguar…

Për momentin, pajisja në fjalë, nuk qarkullon askund, pasi është ende në fazë hulumtimi, plus që nevojitet dhe miratimi përkatës nga autoritetet mjekësore./albstroka.com/Le të shpresojmë që së shpejti gjithçka do t’i përkasë së shkuarës dhe pajisja do të vihet në shërbim të njerëzimit!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top