You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » “ZBËRTHIM”… PENISI! 18+

“ZBËRTHIM”… PENISI! 18+

© Lorena Stroka

Në fakt kur dikush përdor fjalën ZBËRTHIM, mendja e shkretë të shkon gjetkë… dhe menjëherë nis e ndërton pamje të ndryshme, kryesisht nga ato me përmbajtje ngjyrë rozë! Veçse në rastin tonë, fjala “zbërthim” ka kuptim figurativ/përshkrues, dhe jo… (you) know what I mean! OK?!

A janë të gjithë penisit të njëjtë?

Jo, jo, jo… Ka dy lloje penisash: 1) ai që zmadhohet dhe zgjatet gjatë stimulimit (i ashtëquajturi grow-man). 2) ai që duket gjithnjë i madh, por në fakt rritet fare pak gjatë kontaktit (i ashtëquajturi show-man). Studime të ndryshme laboratorike kanë treguar se penisët 7.5-9 cm  të gjatë në gjendje të qetë, rriteshin 8 cm më shumë gjatë raportit seksual. Në të kundërt me penisët 10-11.5 cm të gjatë, të cilët me zor zgjateshin 4 cm më shumë.

Pse meshkujt humbasin lëngje në procesin e paralojës?

Kur jeni të eksituar, gjendrat e cowper (gjenden në bazën e penisit), prodhojnë një lëng që lubrifikon uretrën, me qëllim që sperma të rrëshqasë lehtë e shpejt.

Sa lloje erekcionesh/ngrerjesh ka?

Sipas seksologëve ka tre lloje ngrerjesh: a) ngrerje psikogjenike (krijohet nga stimulimi pamor, dëgjimor etj.). b) ngrerje reflektuese (vërehet nga prekja e organeve gjenitale). c) ngrerje e  natës (shfaqet gjatë fazës REM të gjumit). E shikoni që nuk ka vetëm një lloj erekcioni, por disa?!

Përse tkurret penisi në dimër?

Se ka ftohtë, do më thoni! Përtej shakave, pas tkurrjes fshihet një mekanizëm mbrojtës. Kur bën ftohtë, dhe temeperatura bie njëherësh, testikujt mblidhn si rrrush i thatë. Muskujt në  zonën spermatike tkurrin testikujt dhe penisin. Receptorët në lëkurën skrotale kontrollojnë qarkullimin e gjakut sepse janë shumë të ndjeshën ndaj temeraturave mjedisore. Rjedhimisht, gjaku shkon në organet më jetësore.

Marrja e rrezeve u bën mirë organeve gjenitale?

Ok, dielli është mëse i dobishëm në këtë drejtim, por kjo s’do të thotë se duhet ta digjni fare. Rrezet e diellit mund të rrisin nivelet e testosteronit deri në 20%, pikërisht për këtë arsye meshkujt mesdhetarë kanë ereksion/ngrerje të mirë, sidomos gjatë muajve të verës.

Për çfarë shërbejnë testikujt?

Përveçse të bëjnë prind (më saktë baba), kanë dhe shumë dobi të tjera. Testikujt përmbajnë disa blastocitete tepër të vlefshme për trajtimin e disa sëmundjeve (diabetit, paralizave, parkinsonit etj., etj.).

A mund të ndryshojë vendi i testikujve?

Po, mund të ndryshojë në varësi të intesitetit të stimulimit seksual të mashkullit. Ndjenjat dhe temperatura e skrotumit mund t’i bëjnë testikujt të bëjnë një “shëtitje” përreth zonës…

Dukuria e penisit të shtrembër

Në qoftë se kjo dukuri vërehet në mëngjes, ose pas seksit nuk përbën problem serioz.  Mbetje të thata mukusi ose sperme mund të kanë bllokuar daljen e urinës, duke ndërprerë rrjedhën normale. Por, në qoftë se kjo është një gjendje e përhershme, kërkoni ndihmën e një mjeku urolog për trajtim të specializuar.

Përse pika e fundit mbetet gjithmonë brenda?

Nuk është faji juaj, por i “ndërtuesit”! Me fjalë të tjera, muskuli shtrëngues, që mbyll uretrën, ndodhet disa centimetra mbi anën e penisit. Prandaj, gjithmonë do të ketë disa pika që do të qëndrojnë përgjatë tij. Ndaj mos e shkundni kot… lereni më mirë siç është.

Cila është madhësia normale e penisit gjatë kontaktit?

 Eh, sa meshkuj kanë humbur gjumin për shkak të… madhësisë! Dëgjoni dhe mësoni, sipas specialistëve, madhësia normale e penisit është 12-16 cm gjatë kontaktit. Nuk keni asnjë arsye të ndiheni keq se pse Afrikanët kanë dyfishin e përmasave tuaja, ç’të thonë Kinezët e shkretë që janë zhdukur me kohë nga harta e konkurrencës?! You may go farther and fare worse! (Mbani mend se ka dhe më keq)./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top