You Are Here: Home » Kuriozitete » “XHOKONDA” nuk është vetëm një!

“XHOKONDA” nuk është vetëm një!

Nga Lorena Stroka

Po, e dëgjuam dhe këtë! Ditët e fundit qarkullon lajmi se ekziston një Mona Lizë e dytë, e pikturuar nga vetë dora e Leonardo da Vinçi. Tashmë, ka ardhur koha të vërtetohet legjenda që thoshte se piktori rilindas kishte pikturuar një tjetër Mona Liza, dhjetë vjet para asaj të Luvrit.

Zv. Presidenti i fondacionit Mona Liza (me bazë në Zvicër), David Feldman deklaron se ka në dispozicionin e vet të gjitha provat për të mbështetur autencitetin e veprës në fjalë, e cila qysh nga dita e djeshme ekspozohet në mjediset e fondaciont të Gjenevës.

Me sa duket, kontradiktat rreth pikturës së famshme s’paskan  të sosur. Së pari, lidhur me moshën e Mona Lizës – në pikturën e Luvrit është rreth të tridhjetave, ndërsa në tjetrën, mundësisht dhe më të hershme nga varianti “zyrtar” rreth të njëzetave.

Së dyti,  piktura e re e Mona Lizës  është realizuar në kanavace dhe jo në dru, që ishte material i preferuar i Da Vinçit. Megjithatë, ajo që mbetet një mister i vërtetë është… identiteti i gruas në telajo./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top