You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Vuani nga rënia e flokëve? Ja recetat bimore për t’i dhënë lamtumirën

Vuani nga rënia e flokëve? Ja recetat bimore për t’i dhënë lamtumirën

lorena_stroka_instagram_facebook_biografia_albstroka_blog (1)© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve :) 

Të mira janë pushimet, kafetë, fotot, akoma dhe vërdallosjet e kota (ndonjëherë), mjafton që të mos lësh në hije angazhimet e tjera, për të cilat ke përgjegjësinë t’i çosh deri në fund. Së fundmi, ndiej se e kam kapërcyer cakun e pushimit, dhe se i jam dorëzuar përtacisë. Nuk e di, mbase për këtë e ka fajin fakti që ende s’kam mundur të përfundoj procedurat e duhura për çeljen e e-shop-it. Nuk e di se si funksionojnë këto lloj nismash në Shqipëri, por, këtu ku jam unë, thirresh të kalosh një kalvar mundimesh dyerve të institucioneve përkatëse, duke mbajtur në duar dosje të tëra dëshmish dhe mostra produktesh, për të fituar një copë liçensë, përndryshe i thua ëndrrës LAMTUMIRË! Koha do ta tregojë se sa me fat jemi, për momentin, shtiremi sikur bëjmë durim! :D

keshilla_nga_lorena_stroka_albstroka_blogTani, si thoni, a nuk është më mirë përqëndrohemi te thelbi i shkrimit? Jam e mendimit se tema e sotme do t’u vijë në ndihmë jo pak njerëzve që vuajnë nga humbja e flokëve. Nuk po zgjatem më tej, sepse siç thotë dhe një shprehje e urtë popullore: Fjalët e shumta janë fukarallëk! ;) Metodat e mëposhtme flasin vetë.

 1. Kombinimi i gështenjës, apo dafinës dhe arrës jep efekte akoma më të mira se sa përdorimi i vetëm njërës prej tyre. Merrni 50gr nga lëvorja e dy prej pemëve (p.sh. gështenjë-dafinë, ose dafinë-arrë) dhe 30gr prej gjetheve të tyre (domethënë 15gr për secilën pemë). Në vazhdim, ziejini së bashku në dy-tre gota ujë, për rreth 10 minuta. Pastaj hiqeni enën nga zjarri dhe lereni pak minuta pa e prekur. Mandej, kullojeni në një napë, dhe me lëngun e fituar masazhoni butësisht rrënjët e flokëve në darkë dhe mëngjes.

2. Një tjetër mjekim i mrekullueshëm për humbjen e flokëve është çaji i mëposhtëm: Në dy-tri gota verë të zezë zieni për pak minuta disa kokrra selvie (qiparisi). Me lëngun e fituar bëni masazh të lehtë në rrënjët e flokëve, në mbremje dhe në mëngjes.

lorena_stroka_biografia_fund_me_bel_te_larte_albstroka_blog3. Në 1 litër ujë zieni një dorë hithër. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri pa e lënë të “pijë” gjithë ujin. Kullojeni, dhe pastaj shtoni në të, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 të verdhë veze. Përziejini së bashku derisa të homogjenizohen plotësisht. Mandej aplikojeni në rrrënjët e flokëve dhe mbështilleni kokën me një pecetë të ngrohtë për rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni si zakonisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top