You Are Here: Home » Kuriozitete » VIRGJËRESHAT E ÇAJIT TË INDISË!

VIRGJËRESHAT E ÇAJIT TË INDISË!

Nga Lorena Stroka

Në Indi, thuhet se çaji i mirë nuk nevojitet vetëm dy gjethet më të gjata të bimës, por duhet gjithashtu të mblidhet nga duart e një vajze të virgjër, e cila duke e mbledhur butësisht pëshpërin fjalë terapeutike mantra. Fotot e mëposhtme janë realizuar gjatë mbledhjes së çajit në një lartësi prej 1800 m në Kerala. Për të prodhuar çajin më të mirë virgjëreshat mbledhin vetëm dy gjethet më të gjata dhe lulet e bimës. Përdorimi i makinerive e shkatërron procesin, pasi mbledhë në të njëjtën kohë dhe pjesët e padobishme të bimës, ndërkohë që prish gjethet.

Prandaj çaji që mblidhet mekanikisht, ka cilësi të ulët dhe shitet më lirë. Puna është mjaft e vështirë dhe e ndërlikuar. Gratë kalojnë gjithë ditën nën diellin e nxehtë duke mbledhur kujdesisht një e nga një gjethet e çajit. Sipas vendasve, puna nevojitet duar gruaje, sepse burrat janë të padurueshëm për t’i rezistuar një procesi të tillë monoton.

Përveç diellit përvëlues dhe lodhjes së pashmangshme, gratë janë të detyruara të përballen edhe me një problem tjetër. Arat janë të mbushura plot me shushunja, ndaj dhe gjithmonë ato janë të pajisura me një shkop të posaçëm për t’i larguar.

Në këtë pikë, ia vlen të theksohet shfrytëzimi që bëhet ndaj mbledhseve të çajit. Çdo grua edhe pse mund të mbledhë rreth 40 kg çaj në ditë, rroga e saj mujore nuk është më shumë se 100-120 dollarë./AlbStroka/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top