You Are Here: Home » Mjekësi » Vetitë e dobishme të patates

Vetitë e dobishme të patates

Nga Lorena Stroka

Askush nuk i reziston dot shijes së saj. Gjithashtu, të paktë janë dhe ata që dinë se patatja ka dyfishin e kaliumit krahasuar me bananen, ndërsa mendohet se lufton dhe skuqjet e lëkurës. Patatja është një nga rrënjët më ushqyese, pasi ajo përmban kalium dhe është e pasur me karbohidrate, acide organike dhe vitamina B1, B2, B6 dhe C.

Që nga ftohjet e deri te reumatizmat

Lëngu i patates së papërpunuar konsiderohet spazmolitik dhe antacid, ndërsa ka të ngjarë të ndihmojë në rastet e reumatizmës dhe artritit urinar. Gjithashtu, lëngu i patates së shtrydhur besohet të jetë tepër i dobishëm në rastet e dispepsisë.

Mësoni se…

  • Nëse vuani nga kruarjet, njollat e lëkurës apo puçrrat, një mënyrë rezultative për t’i trajtuar është të vendosni mbi ato copa të prera patateje, të pa qëruara.
  • Copëzat e prera hollë të patates freskojnë lëkurën, largojnë nxirrjen e rrathëve të syve, dhe qetësojnë nga dhembja e kokës.
  • Ekspozimi i patates në të ftohtë deterioron përbërësit  e saj.
  • Patatja përdoret për prodhimin e glukozës dhe alkoolit.

Në kuzhinë…

Patatja është një ushqim i shkëlqyer që mund të konsumohet qoftë vetëm (qoftë me ushqme të tjera apo mish dhe sallatra).

Këshillë…

Shmangni konsumin e patateve jeshile sepse përmbajnë solaninë, një substancë me veti helmuese që mund të shkaktojë helmim dhe çrregullime gastrointestinale.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top