You Are Here: Home » Mjekësi » Vetitë e dobishme të panxharit

Vetitë e dobishme të panxharit

Nga Lorena Stroka

Panxhari nuk është i dobishëm dhe i veçantë vetëm për shkak të ngjyrës së vet, por më shumë për karbohidratet, fosforin, hekurin, jodin, squfurin, kalciumin, vitaminën B dhe mineralet që ai përmban.

Sipas mjekësisë popullore, lëngu i panxharit është shumë i dobishëm për uljen e tensionit të lartë të gjakut, për zemrën, arteriosklerozën, pastrimin e veshkave, uljen e temperaturës nga gripi, bronikiti etj.

Është i pasur me acid folik, element i rëndësishëm për shumëfishimin e qelizave, dhe tepër i domosdoshëm për funksionin e sistemit nervor.

Gjithashtu është i pasur me kalium (element i rëndësishëm  për ruajtjen e rrahjeve të zemrës). Ka veti antikanceroze, për shkak të përbërësve antioksidantë që përmban.

Në shumë raste mund të përdoret edhe si  shtojcë e nevojshme ushqyese për ata që vuajnë nga anemia.

E liron organizmin nga  efektet e gjakderdhjes së sipërme gastrointestinale dhe vepron si pastrues natyror.

Panxhari duhet gatuar i tërë, mos  e prisni dhe mos e qeroni, sepse në këtë mënyrë lirohet ngjyra që ka dhe nuk ka më të njëjtën shije, rrjedhimisht dhe të njëtat efekte./AlbStroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top