You Are Here: Home » Kuriozitete » Vdekjet më të çuditshme në botë!

Vdekjet më të çuditshme në botë!

Nga Lorena Stroka

Shumë njerëz që jetuan në kohëra të ndryshme qysh nga antikiteti e deri në të kaluarën e afërt humbën jetën e tyre në rrethana shumë të çuditshme… Lista e vdekjeve më të pabesueshme nuk ka fund… Ja dhjetë personat që vdiqën pothuajse kot:

- Jack Daniel, themeluesi i uiskit të famshëm vdiq pas një infektimi të gishtrinjve të këmbëve. Thuhet se një ditë tek po mundohej të hapte kasafortën, e goditi fort sepse nuk hapej.

- Dramaturgu i mirënjohur Tennessee Williams u gjet i vdekur në një dhomë hoteli me një tapë të ngecur në grykë (1983).

- Arkitekti i famshëm Antoni Gaudi vdiq pasi e shtypi një tram, jashtë sheshit të ndërtimit, ku inspektonte punimet e ndërtimit të kishës Sagrada Familia në Barcelonë.

- Një shall u bë shkak për vdekjen e kërcimtares së famshme të shek. XX, Isadora Duncan. Më konkretisht, ndërsa ngiste makinën kabriole, shalli i gjatë iu mpleksë rrotave të makinës, si rezultat i kësaj iu thye qafa.

- Shkrimtari Sherwood Anderson vdiq për shkak të një infeksioni në stomak të shkaktuar nga një paketë me… toothpicks.

- Kaskaderi i famshëm Bobby Leach që zbriti brenda një fuçie ujëvarën e Nigarës, rrëshqiti në një lëkurë portokalleje dhe theu këmbën. Në vazhdim goditja iu infektua dhe vdiq brenda dy muajsh.

- Ser Francis Bacon vdiq nga pneumonia gjatë një eksperimenti. Mundohej për ditë me rradhë të ruante një pulë në dëborë.

- Ligjvënësi i lashtë Grek, Draco, vdiq nga asfiksia në një teatër të Eginës, kur turmat e tifozëve të kënaqur e mbuluan me gunat e tyre, për t’i shprehur adhurimin e tyre.

- Poeti tragjedian Grek, Eskili, thuhet se vdiq për shkak të një breshke që pranoi në kokë, e cila ra nga kthetrat e një shqiponje që fluturonte lart.

-  Matematikani austro-amerikan, Kurt Gobel vdiq nga uria gjatë shtrimit të së shoqes në spital, pasi refuzonte të hante çdo lloj ushqimi nga duart e të tjerëve.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top