You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MËSONI SI TË PËRGATISNI VAZELINË 100% NATYRALE VETËM ME 3 PËRBËRËS

MËSONI SI TË PËRGATISNI VAZELINË 100% NATYRALE VETËM ME 3 PËRBËRËS

vazeline-ne-kushte-shtepie-receta-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Duke qenë se studimet më të fundit kanë treguar se përdorimi i vazelinës së gatshme mbart shumë rreziqe për shëndetin tonë, përgatitja e një përbërjeje krejt natyrale në kushte shtëpie, duket se është e vetmja zgjedhje për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm. Siç e dini, xheli i naftës, gjatë aplikimit formon një shtresë mbi lëkurë, e cila dobëson aftësinë e trupit për eleminimin e toksinave brenda poreve. Për më tepër, të gjitha kimikatet që kanë si bazë naftën, është gjetur se shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme në sistemin nervor dhe vetëmbrojtës të njeriut.

Përbërësit që do të nevojiteni:

1/3 filxhan vaj kokosi

1/9 filxhan vaj ulliri

2-3 lugë gjelle dyll blete

4-5 pika vaj esencial tea tree ose menteje

Përgatitja

Në një enë të pastër ngrohni në temperaturë të ulët vajin e kokosit dhe dyllin  e bletës. Në vijim, pasi të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht, hiqeni nga zjarri, shtoni vajin e ullirit dhe përziejini me anë të një rrahëseje elektrike, derisa masa të bëhet e shkrifët. Më pas shtoni vajin esencial. Mandej, zbrazeni masën në një vazo prej qelqi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës ose në frigorifer. Ky krem mund të qëndrojë pa u prishur nga 8-10 muaj. Sa i përket përdorimit, këshillohet ta aplikoni pas dushit sepse lëkura është ende e lagësht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top