You Are Here: Home » Mjekësi » Vaksinë e re kundër kancerit

Vaksinë e re kundër kancerit

Nga Lorena Stroka

Një vaksinë e re teraupetike trajton suksesshëm shumë lloje të kancerit, ndërsa “vret” qelizat kanceroze dhe ndalon metastazat. Medikamenti i ri po testohet për luftimin e kancerit të gjirit, zorrës së hollë, qafës së mitrës, vezoreve dhe pankreasit. Sipas rezultateve të testeve të para klinike, në njerëz, injeksioni me substancën e re drejton në tkurrjen e tumoreve, ndërsa paralelisht ndalon dhe metastazat. “Brenda 5 viteve të ardhshme pritet qarkullimi i vaksinës në fjalë, e cila  do të shpëtojë shumë jetë çdo vit”, shpjegon krijuesi i vaksinës, pedagogu Rei Ails.

Parimi i krijimit të vaksinës bazohet te hormoni chorionic gonadotropin, i cili në përqëndrime të larta në organizmin e gruas “tregon” shtatzëni, por edhe  kancer të testikujve te burri. Hulumtimi i pedagogut Ails dhe kolegëve të tij tregoi se një formë e hormonit identifikohet pothuajse në 50% të tumoreve të fshikëzës urinare, pankreasit, por edhe te disa tumore të gjirit, zorrës së hollë, vezoreve dhe qafës së mitrës. Hulumtuesit në bashkëpunim me kompaninë Celldex Therapeutics, krijuan vaksinën teraupetike që orienton sistemin imunitar në mënyrë të tillë që të shkatërrojë  hCG e tumoreve.

Kjo, sipas shkencëtarëve, drejton në tkurrjen e tumoreve, ndërkohë që frenon dhe metastazat.

Sipas pedagogut Ails: “Në qoftë se vaksinimi kombinohet me ndërhyrje kirurgjikale dhe kryerjen e kimioterapive, atëherë mund të flasim për kurim të plotë”.

Eksperimentet e realizuara deri tani (te kafshët) kanë dhënë rezultate të kënaqshme, ndërsa provat fillestare te njerëzit tregojnë se janë të sigurta.

Aktualisht, vaksina po testohet  në 60 burra dhe gra që vuajnë nga kanceri i fshikëzës urinare, ndërsa sipas specialistëve nevojiten teste të mëtejshme, për t’u siguruar plotësisht nëse  vaksina nuk përbën asnjë rrezik për jetën e njeriut.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top