You Are Here: Home » Kuriozitete » VAJZA PA DUAR QË I BËN TË GJITHA… (FOTO)

VAJZA PA DUAR QË I BËN TË GJITHA… (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Në një fshat të varfër të Vietnamit, ndodhet një shtëpi e vogël, në të cilën jeton një vajzë e re, Gujiet. Ajo është një ndër personat e shumtë që patën fatin e keq të vuajnë pasojat e luftës. Duke qenë se ka lindur pa duar, detyrohet që çdo veprimtari të përditshme ta kryejë me ndihmën e këmbëve. Ëndrra e saj është që një ditë të ketë shtëpinë e saj private dhe të jetojë e pavarur nga të tjerët.

Gujiet jeton bashkë me prindërit e saj në provincën Vin Fuk. Madje për t’i ndihmuar sadopak, ka marrë përsipër kryerjen e të gjitha punëve të shtëpisë si dhe kujdesjen e nipit të saj. Kohën e lirë e kalon duke lexuar libra apo lundruar në internet. Fotot e vajzës tregojnë se forca e shpirtit e sundon atë fizike./albstroka.com/

© AlbStroka.com

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-9
albstroka-blog-lorena-stroka-foto-2

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top