You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » VAJI ANTIRRUDHË QË DUHET TË PËRDORËSH PARA SE TË FLESH, (EKSKLUZIVE)

VAJI ANTIRRUDHË QË DUHET TË PËRDORËSH PARA SE TË FLESH, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kujdesja ditore e lëkurës nuk duhet të konsiderohet e mjaftueshme dhe për natën. Tjetër kujdesja e ditës dhe tjetër ajo e natës. Nevojat e lëkurës janë krejt të ndryshme gjatë këtyre orëve. Para se të flini është mirë të përdorni një lloj kremi hidratues, ose një përzierje vajrash me veprim antirrudhë për mbrojtje të përherëshme. Më poshtë po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e vajit në fjalë. Të cilin mund ta aplikoni në varësi të llojit të lëkurës që keni:

Në lëkurat e thata: çdo darkë

Në lëkurat normale/ndjeshme: 2 herë në javë

Në lëkurat e yndyrshme: 1 herë në javë

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle vaj gruri

1 lugë gjelle vaj lule diellii

1 lugë gjelle vaj kokosi

4-5 pika vaj esencial limoni

Përgatitja

Në një shishe prej qelqi shtoni dhe përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm. Përdoreni çdo darkë ose disa herë në javë, para se të flini. Ruajeni në vend të thatë dhe të errët larg fëmijëve./AlbStroka.com/Është i përshtatshëm dhe për pjesën e qafës dhe dekoltesë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top