You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » TERAPI ME VAJ KEDRE PËR FLOKË SUPER TË DENDUR

TERAPI ME VAJ KEDRE PËR FLOKË SUPER TË DENDUR

lorena_stroka_biografia_albania-street-style-albstroka-blog© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa më të gjatë i keni flokët, aq më shumë nevojë kanë për përkujdesje. Po çfarë nënkuptojmë me fjalën përkujdesje? Lyerje, krehje, shtrirje e dredhje? Sigurisht që jo! Përkujdesja ka të bëjë me ushqyerjen dhe rigjenerimin e tyre në thellësi, e cila është e pamundur të arrihet vetëm përmes një vizite mujore në flokëtore.

Disa ngatërrojnë efektin e përkohshëm të parukerisë me shëndetin e vërtet të flokëve. Kur dalim nga flokëtorja, imazhi është vërtet mahnitës, por, kjo s’do të thotë se dhe të nesërmen në mëngjes, flokët do të na duken po aq bukur. Ngjyrimet dhe krehjet u japin një shkëlqim extra, por, asnjëherë garancinë e shëndetit të mirë. Prandaj, mos neglizhoni maskat apo terapitë që duhen kryer çdo javë. Ndërthurja më ideale do të ishte përkujdesja e flokëve në kushte shtëpie me krehjet profesionale në flokëtore!

lorena-stroka-foto-biografia-albania-street-style-albstroka-blogMë poshtë, po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për kryerjen e një terapie 3 mujore. Personalisht kam mbetur jashtëzakonisht e kënaqur. Përmirësimi që vërejta në volumin e flokëve tejkaloi çdo pritshmëri timen. Brenda një periudhe realtivisht të shkurtër, më dolën qime të reja përreth ballit dhe anash fytyrës.

Tani përsa i përket përbërjes së recetës, është thjesht një përzierje vajrash të përzgjedhur.

Vetitë ripërtëritëse dhe antiseptike të vajit të kedrës ndihmojnë në luftimin e yndyrës, zbokthit dhe irritimit të lëkurës së kokës. Vaji i arrës së kokosit siguron ushqyerjen dhe shkëlqimin e fijeve të flokut. Ndërsa livandoja, falë veprimit të saj antiseptik, qetëson dhe rigjeneron indet e lëkurës

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj të ngurtë kokosi

3 lugë të vogla vaj neem

5 pika vaj esencial kedre

5 pika vaj esencial livandoje

5 pika vaj esencial rozmarinë

Përgatitja

Në një enë të vogël, shkrini vajin e kokosit bashkë me vajin neem. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri,  shtoni vajrat esencialë dhe përziejini mirë së bashku derisa të homogjenizohen plotësisht. Pastaj, hidheni në një vazo prej qelqi të sterilizuar duke e lënë të ftohet. Mandej mbylleni fort me kapakun e saj dhe ruajeni në një vend të errët e të thatë, larg fëmijëve.

Aplikimi

Sasia e përzierjes që duhet përdorur varet kryesisht nga gjatësia e flokëve tuaj. Zakonisht për flokë me gjatësi mesatare mjaftojnë vetëm disa pika. Aplikohet në flokë të thatë, kryesisht te pjesa e rrënjëve dhe shoqërohet me pakëz masazh. Lihet të veprojë 30-60 minuta ose përgjatë gjithë natës. Larja bëhet gjithmonë me shampo homemade ose të blerë./albstroka.com/

*Kërkoj ndjesë për cilësinë e dobët të fotove, por, janë bërë me celular. Arsyeja e postimit të tyre ishte më shumë paraqitja e efektit të terapisë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top