You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » VAJ ANTIRRUDHË ME EFEKTE ÇUDIBËRËSE

VAJ ANTIRRUDHË ME EFEKTE ÇUDIBËRËSE

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pa dashur të bëhem e mërzitshme, sinqerisht dua t’ju rikërkoj ndjesë për “heshtjen” time disaditore. Për fat të keq, vazhdoj të jem nën pushtimin e një ftohjeje “këmbëngulëse”… Ajo që po më mundon më shumë në këtë kohë nuk është temperatura që një herë ngrihet e tjetrën ulet, por ngjirja e zërit nga kolla… Me sa duket ky është çmimi i të qëndruarit gjysmë-zhveshur! E kam shumë të vështirë t’i bindem stinëve, sidomos dimrit, veshjet e trasha janë vdekja ime, nuk më pëlqejnë fare…

Siç e keni vënë re, përveç ftohjeve, dimri sjell me vete dhe shumë probleme të tjera si plasaritje, dehidratime dhe ndryshime të thella në cilësinë e lëkurës. Dëmtime që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm nga ana jonë. Më poshtë, po ndaj me ju një recetë (ekskluzive) vaji antirrudhë me efekte çudibërëse. Në qoftë se e përgatisni sipas udhëzimeve të mëposhtme (që s’janë aspak të vështira) dhe e përdorni aq sa duhet, kam frikë se do bini në dashuri me të.

Përbërësit:

1 lugë supe vaj ulliri
4 lugë supe vaj gruri
1 lugë supe vaj luledielli
1 lugë supe vaj arre
5 pika vaj esencial limoni
1/2 lugë supe lëvore limoni të grirë imët
 

Tani, për sa i përket përgatitjes mund të them se është shumë e thjeshtë. Në një enë të pastër shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe trazojini mirë derisa të formohet një lloj vaji i trashë, në vazhdim hidheni në një shishe prej qelqi, mbylleni fort me kapakun e saj (origjinal) dhe ruajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si ta përdorni:

Në lëkura të thata: çdo darkë.
Në lëkura normale: 2 herë në javë.
Në lëkura të yndyrshme: 1 herë në javë nën maskën ushqyese ose kremin hidratues./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top