You Are Here: Home » Kuriozitete » USHQYERJA DHE MJEKIMET POPULLORE TË NEANDERTALËVE

USHQYERJA DHE MJEKIMET POPULLORE TË NEANDERTALËVE

lorena_stroka_gazetare_publiciste_albstroka_lajmeNga Lorena Stroka

“Për zbutjen e dhimbjes së mundshme të dhëmbit, Neandertalët e Spanjës përtypnin lëvore nga pema e plepit, e cila përmbante një substancë të ngjashme me aspirinën. Madje nuk përjashtohet mundësia që ata të përdornin dhe kërpudhën e penicilinës”, së paku këtë dëshmojnë mostrat e pllakave më të lashta dentare në botë.

Studimi shkencor u bazua në analizën e ADN-së së dhëmbëve të katër Neandertalëve, të cilët jetuan rreth 42.000-50.000 vjet më parë në shpellën e El Sidronit në Spanjë.

neandertalet-albstroka-lajme-lorena_stroka_gazetare_publicisteMikrobet dhe mbetjet ushqimore të gjetura në dhëmbët e kushërinjve të njeriut bashkëkohor, hodhën dritë mbi disa detaje të ushqyerjes dhe mjekimeve popullore të Neandertalëve. Në dhëmbët e njërit prej tyre u identifikuan shenja aspirine dhe kërpudhë peniciline… Gjetjet në fjalë, përbëjnë befasi për shumëkënd, pasi bien ndesh me imazhin e thjeshtë që imagjinata popullore ka ndërtuar për ta.

Sa i përket ushqyerjes së tyre, studimi tregon se Neandertalët konsumonin çfarë gjenin përreth tyre, kjo është arsyeja që ushqyerja e tyre nuk ishte e njëjtë kudo. Neandertalët e El Sidronit ishin kryesisht vegjetarian, konsumonin myshk, kërpudha të egra, lëvore pemësh dhe fara frutash. Nga ana tjetër, Neandertalët që banonin në Spy, të Belgjikës së sotme, hanin mish rinoceronti, mish delesh të egra si dhe kërpudha.

Për më tepër, studiuesit ekzaminuan bakteret në gojën e Neandertalëve dhe dëshifruan gjenomën më të vjetër mikrobale. Bëhet fjalë për një mikroorganizëm (organizëm mikroskopik njëqelizor i padukshëm për syrin e njeriut) 48.000 vjeçar që lidhet me malcim nullesh. Shkencëtarët besojnë se Neandertalët dhe njerëzit bashkëkohorë që kryenin marrëdhënie të herëpashershme seksuale, filluan të shkëmbenin mikrobe të paktën 18.000 vjet më parë, mundësisht përmes procesit të puthjeve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top