You Are Here: Home » Mjekësi » USHQIMET QË ELIMINOJNË POLIPET E KOLONIT

USHQIMET QË ELIMINOJNË POLIPET E KOLONIT

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-ushqimet-qe-luftojne-kancerin-e-zorres-se-trasheNga Lorena Stroka

Ushqyerja e ekuilibruar është padyshim mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të tumoreve në zorrën e trashë. Po çfarë nënkuptojmë me ushqyerje të ekuilibruar? Cilat ushqime mund të pengojnë zhvillimin jo-normal të qelizave? Hulumtime të njëpasnjëshme kanë treguar se produktet që duhet të konsumojmë më së shumti janë:

AVOKADOT: Fibrat janë tejet të rëndësishme për organizmin e njeriut, sepse kalojnë nëpër zorrë dhe zvogëlojnë rrezikun  e shfaqjes së polipeve të kolonit. Ushqimet që janë të pasura me fibra, të tilla si, drithërat, orizi, bollguri dhe fasulet e zeza, duket se ndihmojnë mjaftueshëm në këtë drejtim.

PATATET  E ËMBLA: Ushqimet me përmbajtje të lartë antioksidantësh përbëjnë gjithashtu një zgjedhje e mirë për parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. Është gjetur se parandalojnë dëmtimin oksidativ, i cili rrit rezikun  e kancerit. Spinaqi, lakrat, brokoli dhe karotat cilësohen si burimet më të mira për marrjen e antioksidantëve të nevojshëm.

XHENXHEFILI: Është vërejtur se erëzat e të gjitha llojeve kanë veprim anti-inflamtor, domethënë eliminojnë qelizat kanceroze të zorrës së trashë dhe jo vetëm kaq. Përveç xhenxhefilit, mos harroni të shtoni në gatimet tuaja, hudhrën, kurkumën, rigonin, qepët, me pak fjalë, të gjithë ata përbërës që luftojnë natyralisht kancerin.

KOSI: Probiotikët kontribuojnë në funksionin e mirë të zorrës së trashë si dhe sigurojnë baktere të mira në sistemin tretës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top