You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » UDHËTARËT DHE SËPATA

UDHËTARËT DHE SËPATA

albstroka-lorena-strok5Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Dikur dy shokë u nisën për një punë. Ndërsa ecnin mes pyllit duke bërë muhabet, njërit prej tyre i ra në sy një send që shkëlqente mes barishteve. U përkul për të parë se çfarë ishte dhe ngriti një sëpatë fringo të re.

- “Gjetëm një sëpatë”, thirri i gëzuar shoku i tij.

Ai që gjeti sëpatën, u tronditë pak dhe tha:

- “Të mos thuash gjetëm një sëpatë, por gjete një sëpatë”.

Ndërsa thelloheshin pyllit, takuan tre-katër druprerës që kishin humbur sëpatën e re dhe kërkonin ta gjenin. Kur panë dy udhëtarët që mbanin një sëpatë të re në dorë, u turrën drejt tyre të egërsuar.

- “Na mori lumi tani”, thirri ai që kishte gjetur sëpatën.

Atëherë, i tha shoku tjetër: -

“Të mos thuash na mori lumi, por, më mori lumi. Kur gjete sëpatën nuk më doje për shok, tani që do të marrin sëpatën dhe do hash dajak, as unë s’të dua për shok”./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top