You Are Here: Home » Kuriozitete » Mistere » U zbulua kodi sekret i Platonit?

U zbulua kodi sekret i Platonit?

Nga Lorena Stroka

Kodin sekret në tekstet e Platonit, thotë se e ka gjetur studiuesi Xhej Kenedi i Qendrës së Historisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Mjekësisë në Universitetin e Mançesterit. Sipas raporteve të pedagogut, Platoni ishte ndjekës i doktrinës së Pitagorës, që sipas së cilës, planetet dhe yjet prodhonin një muzikë jo-audible, për veshin njerëzor, të famshmen “harmoninë e sferave”. Gjë që tregon se kodet sekrete të Platonit ekzistojnë!

Duke ecur në gjurmët e tij, një shekull më pas, shohim se Platoni përdorte një  dekret të fshehtë të simboleve, një “kod platonik”, për t’i dhënë teksteve të tij një strukturë muzikore. Pikërisht, këtë “kod” bën fjalë se thyeu dr. Kenedi duke zbuluar kështu  mesazhet e fshehta në veprat e filozofit të madh grek.

Kodet sekrete të Platonit, nuk është diçka e re” shpjegon profesori. “Në kohët e lashta, shumë ndjekës të tij pohonin se librat e Platonit përmbanin koncepte të tjera dhe kode sekrete, por në fund kjo u kundërshtua, dhe u  hodh poshtë nga studiues modernë. Tani  që arrita të thyej kodin, kam prova se librat përmbajnë kode dhe simbole, sqarimi i të cilave zbulon filozofinë e fshehtë të Platonit”. Sekretin e universit brenda harmonisë!

Dr. Kenedi shpenzoi pesë vjetë nga jeta e tij duke studiuar rreth 30 libra të filozofit grek. Konkluzionet e të cilit ishin tepër impresionuese, pasi arriti të zbulonte dymbëdhjetë notat e fshehura të shkallës muzikore! Arsyeja se pse Platoni krijoi kodin ndoshta kishte të bënte me mbrojtjen e tij. “Prania dhe natyra e kodeve sekrete, donin të thonin se Platoni 2000 vjet para lindjes së shkencës moderne, kishte kuptuar se universi u krijua nga matematika dhe logjika, dhe jo nga zotat!” pohon profesori.

Platoni kishte jetë të vështirë, sepse idetë dhe veprimet e tij krijonin reagime intensive te shumëkush. Kodifikimi i ideve të tij, ndoshta ishte e vetmja mënyrë e lënies së trashëgimisë në brezat e ardhshëm. Përpjekja për zbulimin e dijeve të fshehura të tij, sapo ka filluar.

Sipas dr. Kenedi: “Janë  2000 faqe të mbushura me mesazhe të fshehta në çdo fjalë. Kam përshtypjen se mendimet më të rëndësishme të këtij filozofi të madh, na presin t’i sjellim në dritë. Jemi vetëm në fillim, dhe kjo është me të vërtet diçka shumë e madhe”.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top