You Are Here: Home » Mjekësi » U zbulua ilaçi kundër AIDS-it!

U zbulua ilaçi kundër AIDS-it!

Nga Lorena Stroka

Aktualisht Draco gjendet vetëm në laboratorët e institutit të famshëm të Massachusetts, MIT. Efektiviteti i pabesueshëm  i tij është konfirmuar në eksperimentet me minj. Të gjitha tregojnë se hulumtuesit arritën të konkurojnë zotat, duke prodhuar një substancë që vret paralelisht virusin e AIDS-it por edhe virusin vrasës të Gripit Spanjoll (ethet tropikale).

Gjithashtu, eleminon edhe shumë viruse të njohur që shkaktojnë ftohjen e përbashkët.

Çfarë është DRACO?

Sfida më e madhe me të cilën po ballafaqohet shkenca e mjekësisë bashkëkohore ka të bëjë me luftimin e sëmundjeve, të cilat rrjedhojnë nga përhapja e viruseve.  Sipas dr.  Tod Rider, anëtar kryesor i ekipit hulumtues (MIT) që angazhohet me prodhimin e DRACO “në qoftë se identifikojmë një bakter patogjen në mjedis, atëherë mund të ketë ndonjë antibiotik që do të mund të përdorej për trajtim. Megjithatë kam kuptuar se ka shumë pak terapi për viruset.”

DRACO, është një ilaç i fuqishëm, i cili sipas dr. Rider përdoret për luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga viruset që dëmtojnë organizmin. Gama e veprimit të Draco është dizanjuar në mënyrë që të shkaktojë vetë-shkatërrim të qelizave të kontaminuara nga çdo lloj virusi, duke ndaluar kështu përhapjen e infeksionit te qelizat e tjera të shëndetshme.

Në eksperimentet laboratorike të kryera nga ekipi i MIT rezultoi se DRACO kuroi 100% virusin vdekjeprurës H1N1 të Gripit A (Gripit të Derrave), i cili në 2009 evoloi në pandemi. Ndërkohë, shkencëtarët shprehen se efekti i DRACO mund të luftojë viruset që u shfaqën kohët e fundit, si virusi SARS.

Si funksionon super-ilaçi i ri?

Sipas ekipit shkencor të MIT, DRACO vepron duke përdorur qelizat e njeriut, që vijnë nga sistemi natyral i mbrojtjes së organizmit, kundër çdo lloj infeksioni viral. Pra, kur një virus godet një qelizë të shëndetshme, zë mekanizmën e saj, me qëllim për t’u riprodhuar, pikërisht ashtu siç ndodhe edhe me AIDS-in. Gjatë procesit, virusi prodhon (dsRNA), që është gjurma e qelizave të infektuara.

Virusi, pasi përfundon riprodhimin e vet, vret qelizën e shëndetshme dhe vazhdon përhapjen e tij.

Qelizat njerëzore përmbajnë proteina që përfshihen në dsRNA dhe aktivizojnë një valë reagimesh, që ndalojnë riprodhimin e viruseve. Rider kishte idenë që të kombinonte një prej dy proteinave  me një proteinë tjetër, e cila nxit vetë-shkatërrimin e qelizave… Ky proces që quhet apoptozë, dhe që shkaktohet nga DRACO, pati sukses.

© Ndalohet rreptësisht ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top