You Are Here: Home » Mjekësi » Andrologji » U zbulua antidota e kancerit të prostatës?

U zbulua antidota e kancerit të prostatës?

Nga Lorena Stroka

Burrat të cilët vuajnë nga kanceri i prostatës, tashmë nuk rrezikojnë më, falë një medikamenti të ri që redukton zhvillimin e sëmundjes. Hulumtimi midis 6500 burrave, i botuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, tregon se medikamenti “dutasteride” reduktoi kënaqshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës deri në 23%. Vullnetarët që morën pjesë në studim ishin nga 50 – 57 vjeç, gjithashtu është e rëndësishme të theksojmë se sipas analizave të kryera u vërtetua se kishin shumë probabilitete që në një çast të caktuar jetës së tyre të prekeshin nga sëmundja. Midis burrave të cilët kishin predispozitë, për shkak të trashëgimise, përqindja e reduktimit të probabilitetit për shfaqje të kancerit të prostatës arriti në 31.4%. “Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri Klinike” (NICE) aktualisht ndodhet në fazën e hetimeve nëse ky mjekim ndihmon në parandalimin e sëmundjes, ndërsa rezultatet e hulumtimit do të botohen gjatë ditëve të fundit të vitit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top