You Are Here: Home » Mjekësi » Pranë krijimit të trurit artificial ndodhen shkencëtarët

Pranë krijimit të trurit artificial ndodhen shkencëtarët

                                          Nga Lorena Stroka

Sipas vlerësimeve të pedagogut të Universitetit Politeknik të Lozanit, Henri Markram, drejtor i programit “Blue Brain” dhe Institutit “Tru – Mendje”, një tru i zakonshëm njeriu mund të ndërtohet brenda një dekade. Pedagogu i cili ka ndërtuar deri në një shkallë trurin e një miu midis të tjerave deklaroi se një tru më i ndërlikuar do të jetë mjaft i vlefshëm për zbulimin e terapive kuruese për sëmundjet që lidhen me trurin si Alzheimer etj. Programi “Blue Brain” që drejton filloi në 2005 dhe ka si synim parësor krijimin/ndërtimin e trurit, dhe veçanërisht të pjesës më bashkëkohore dhe ndërlikuar të tij, të membranës së re, me miliarda neurone. Programi “Blue Brain” ka krijuar një model software tredimensional i cili përbëhet nga dhjetëra, mijëra neurone, secili prej të cilëve është i ndryshëm, fakt i cili ka bërë të mundur shikimin dixhital të një pjese të membranës së re. Për “gjallërimin” e modelit ushqyerja realzohet nëpërmjet një super kompjuteri. Grupi kërkues përdor një super kompjuter “Blue Gene” të IBM, që disponon 10 000 përpunues. Tashmë kanë filluar krahasimet që të kuptojnë se si funksionon truri njerëzor dhe se si mund të riprodhohet funksionimi i tij artificialisht. Për shembull tregojnë një imazh dhe pastaj vërejnë aktivitetin e tij elektrik në kompjuter. Një zbatim i ardhshëm praktik, në qoftë se gjithçka shkon ashtu siç parashikohet, do të përkufizojë eksperimentet tek kafshët, dhe do t’i jap mundesine shkencetareve te  studiojnë  krijimin e një truri njerëzor.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top