You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TREGOMË BUZËT TË TË THEM SE Ç’LLOJ ORGAZME KE!

TREGOMË BUZËT TË TË THEM SE Ç’LLOJ ORGAZME KE!

Nga Lorena Stroka

Një hulumtim i ri i Universitetit të Edinburgut vjen për të na “zbuluar” se seksualiteti i femrave, por dhe lloji i orgazmës që kanë duket nga buza e sipërme.

Femrat që e kanë buzën e sipërme fare të hollë, pothuajse si vijë, nuk kënaqen në seks, pra seksi nuk është pika tyre e fortë, dhe që të vijnë në orgazmë, partneri i tyre duhet të mundohet shumë, me pak fjalë të jetë mjeshtër seksi. Nga ana tjetër, gratë që kanë buzë më të trasha, kryesisht atë të sipërmen (jo ato që i kanë si rezultat kirurgjish plastike, silikon, injeksione etj) janë një vullkan i vërtetë në shtrat. Çmenden për seks, dhe i japin të gjitha… atje!

Sondazhi i Skocezëve tregoi se gratë me buzë të trasha janë 12 herë më të nxehta në krahasim me ato që kanë buzë të nivelizuara. Shkencëtarët shqyrtuan 258 gra nga mosha 18-35 vjeç. U kërkuan që të përshkruanin buzët dhe zakonet e tyre erotike. 95% e femrave që kishin buzë të trasha deklaruan se raporti i tyre seksual përfundon në orgazmë, në të kundërt me të tjerat që vetëm 60% e tyre deklaruan të njëjtën gjë.

Megjithatë, sipas psikologes, Paula Hall, “hulumtimi në fjalë nuk duhet të zvogëlojë vetëbesimin e grave që nuk kanë formë të përsosur buzësh. Ajo që ka rëndësi në një raport seksual është BESIMI DHE KOMUNIKIMI”./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top