You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » Transplanti i parë i mitrës tashmë është fakt

Transplanti i parë i mitrës tashmë është fakt

Nga Lorena Stroka

Një ekip kirurgësh nga Turqia arriti të realizonte transplantin e parë të mitrës (në botë) në mjediset e spitalit të Universitetit Akteniz, në provincën e Atalias.

Pedagogu Israfil Kurcephe, dekan i Universitetit të Akteniz-it, deklaroi në një konferencë për shtyp se “ekipi i kirurgëve nën kryesinë e profesorit të kirurgjisë plastike dhe rehabilitimit, Omer Ozgan, realizuan transplantin tek një paciente 21-vjeçare”.

Sipas tij operacioni ka qenë i suksesshëm dhe pacientja rimëkëmbet me ritme të shpejta.

Sipas dekanit,  ekspertët në Universitetin e Akteniz-it po përgatiten për një sipërmarrje të re, atë të  transplantit të fytyrës.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top