You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » TRAJTIM NATYRAL PËR DREJTIMIN E FLOKËVE

TRAJTIM NATYRAL PËR DREJTIMIN E FLOKËVE

albstroka-blog-trajtim-natyral-per-te-drejtuar-flokët-gjithçka-mbi-femrat-maska-këshilla-sekrete-trajtime-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Përdorimi i shpeshtë i pjastrave apo siç njihet ndryshe i hekurit për drejtimin e flokëve, me kalimin e kohës i dëmton ato duke i djegur në brendësi.

Në qoftë se keni durim për të arritur një efekt natyral, pa vënë në rrezik shëndetin e tyre, shfrytëzoni vetitë fantastike të qumështit dhe limonit. Çfarë të bëni?

Merrni një tas prej qelqi, hidhni 1 gotë qumësht në të dhe 2-3 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë së bashku dhe pastaj aplikojeni në flokët tuaja duke masazhuar lehtë skalpin, dy orë para se të laheni.

Gjithashtu, ka dhe një mënyrë tjetër, përzieni së bashku 1 gotë qumësht të freskët, 1 banane të shtypur, 2-3 lugë gjelle mjaltë biologjik dhe 1-2 lugë gjelle vaj bajame. Mandje përhapeni në të gjithë flokët, nga rrënjët deri te bishtat, duke  e lënë të veprojë rreth 90 minuta. Në fund, lajini flokët si normalisht.

*Falë përbërësve të përzgjedhur receta e mësipërme ka efekt të dyfishtë, drejtues dhe ushqyes njëkohësisht.

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top