You Are Here: Home » Mjekësi » TRAJTIM I SHPEJTË PËR PICKIMET NGA GRERËZAT

TRAJTIM I SHPEJTË PËR PICKIMET NGA GRERËZAT

albstroka-blog-trajtim-i-shpejte-nga-pickimet-e-grerëzave-lorena-stroka-shkrime-receta-keshilla-sekrete-bukurie-shendetiNga Lorena Stroka

Në mos jo të gjithë, një pjesë shumë e madhe e njerëzve kanë përjetuar dhimbjen e shkaktuar nga thumbimi i bletëve, e cila shoqërohet me skuqje dhe enjtje të padëshirueshme. E habitshmja me pickimet qëndron tek fakti që reagimi i trupit nuk është i njëjtë tek të gjithë. Sasia e helmit të liruar në gjak jo rrallëherë mund të jetë akoma dhe vdekjeprurëse.

Përveç ndihmës së specializuar mjekësore, shumë lehtë mund të kujdeseni për veten tuaj duke ndjekur disa këshilla popullore, pra, përveç aplikimit lokal të duhanit apo baltës, provoni të përgatisni recetën e mëposhtme.

Në 50 ml vaj bajameje shtoni 10 pika vaj sherebelë, 10 pika vaj livando, 10 pika vaj kalendule dhe përziejini mirë së bashku. Pastaj, aplikojeni mbi pjesën ku jeni thumbuar. Brenda minutave të para, skuqja do të largohet dhe enjtja do të zhduket gradualisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top