You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TRAJTË DHE PËRMBAJTJE… MUHABETE… nga zoti K

TRAJTË DHE PËRMBAJTJE… MUHABETE… nga zoti K

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Bertolt Brecht

Trajtë dhe përmbajtje

Zoti K po shikonte një tabelë, e cila disa objekteve u jepte trajtë të veçantë.

Dhe z. K tha: Disa artistë kur studiojnë botën e paraqesin si shumë filozofë. Ndërkohë që mundohen për trajtën e tyre, humbasin përmbajtjen… Dikur punoja te një kopshtar. Një ditë më dha një gërshërë dhe më tha të krasitja një bimë dafine. Dafinën e kishin brenda një vazoje dhe e huazonin në mbledhje të ndryshme. Ndaj dhe duhej të ishte e rrumbullakët si… top. Fillimisht desha të krasitja degëzat e egra, u mundova për orë të tëra, por nuk ia dola. Njërin krah ia shkurtoja më shumë e tjetrin më pak. Në fund, kur ia dola ta rrumbullakosja, topi, ishte bërë si bizele e vogël.

Kopshtari më tha i zhgënjyer: “Mirë topin që e shikoj, po dafina ku është?”.

Muhabete…

- “Ne të dy nuk kemi më asgjë tjetër për të thënë”, i tha z.K dikujt.

- “Pse?”, pyeti tjetri i tmerruar.

-  “Sepse kur jam me ty nuk them asnjë fjalë me vend”, u ankua z.K.

- “Por, kjo nuk më prish punë fare”, e ngushëlloi tjetri.

- “Të besoj”, tha me hidhërim z.K, “Por më prish punë mua”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top