You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Thuajini PO limonit

Thuajini PO limonit

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Arsyeja që këto ditë s’kam postuar asgjë relative me bukurinë ka qenë mungesa e kohës. Ashtu si ju edhe unë jam marrë me përgatitjet e festave të fundvitit… larje, shplarje, gatime, pritje-përcjellje miqsh etj., etj. Sot, që jam pak më e lirë (se fundja punët siç thotë the nëna ime nuk mbarojnë kurrë) u ula të shkruaja diçka për ju. Dhe ngaqë ditët e fundit i kam kaluar në kuzhinë, dashur pa dashur frymëzimi i shkrimit të sotëm do të vijë prej andej.

Sot, do të flasim për përdorimet e shumëfishta të limonit. Përveç shijes së veçantë që i jep ushqimeve, është mjaft i dobishëm për kujdesjen e fytyrës dhe trupit. Ja çfarë mund të bëni me të:

- Shtoni disa pika lëng limoni në një copë pambuk dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç rrathëve të syve). Brenda disa minutave poret do të hapen, papastërtitë do të zhduken dhe lëkura do të zbutet më shumë se çdo herë tjetër…

- Shtrydhni gjysmë limoni në një gotë ujë dhe pijeni në mëngjes (ka veti tretëse dhe pastron toksinat e organizmit, mos e provoni në rast se vuani nga anemia).

- Në qoftë se keni thonj të zverdhur, pastrojini me lëng limoni (ka veti zbardhëse).

- Në qoftë se keni flokë të thata, në një enë me ujë të vakët shtoni gjysmë gote lëng limoni dhe lagni flokët me të. Së shpejti do të vëreni ndryshime të papërfytyrueshme, flokët tuaja do të bëhen më të buta, më shkëlqyese dhe më të çelta në ngjyrë./AlbStroka.com/

Një ditë të këndshme për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top