You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Testosteroni dhe burrat

Testosteroni dhe burrat

Nga Lorena Stroka

Siç është e njohur, si burrat ashtu dhe gratë prodhojnë hormone seksuale, efekti i të cilave është më i theksuar tek gratë. Hormonet regullojnë zhvillimin e karakteristikave dytësore seksuale tek të dy gjinitë si dhe ciklin riprodhues të grave, që fillon me menstruacionet  e para dhe përfundon me menopauzën. Gjithashtu, përgatisin dhe sigurojnë një shtatzëni të mirë. Ndërsa tek burrat (hormonet) rregullojnë zhvillimin seksual.

Efekti tek burrat

Kur mashkulli i afrohet periudhës së pubertetit, testikujt e tij fillojnë të prodhojnë një sasi të madhe testosteroni. Pikërisht, gjatë kësaj kohe vërehen dhe ndryshimet e para trupore (rritja e penisit, testikujve, shfaqja e qimeve të para në organe gjenitale, sqetull etj). Testosteroni, ashtu si dhe hormonet e tjera seksuale kanë efekt “ndërtimi”, pra, përgjegjësohen për procesin e prodhimit të spermës dhe tipareve të tjera mashkullore.

Testosteroni rregullon rritjen e masës muskulore, sidomos në gjoks e supe dhe përshpejton zhvillimin. Në rast se prodhimi i testosteronit pëson rënie, dëshira seksuale dhe gjendja fizike e mashkullit në përgjithësi dobësohen dukshëm. Reduktimi i hormoneve nuk ndodh njëherazi, por pas të dyzetave. Qelizat që prodhojnë hormone në testikuj pakësohen gradualisht, duke zvogëluar në këtë mënyrë nivelet e testosteronit. Madje tek moshat e treta zvogëlohet nga 1/2 në 1/3. Mënyra më e mirë për ruajtjen e testosteronit në nivele të larta është të bëni sa më shumë dashuri. Sa më pak bëni, aq më shumë rrezikoni./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top