You Are Here: Home » Mjekësi » TESTI QË TREGON NËSE VUANI NGA GJËNDRAT TIROIDE

TESTI QË TREGON NËSE VUANI NGA GJËNDRAT TIROIDE

lorena_stroka_biografia_gjendrat_tiroide_diagnostikimi_albstroka_blog-lajmeNga Lorena Stroka

Tiroidet janë gjëndra të mëdha në formë fluture, që gjenden në pjesën e përparme të gurmazit dhe që prodhojnë disa hormone me jod, të domosdoshme për rritjen e zhvillimin e organizmit, dhe sidomos për këmbimin e lëndëve. Jodi dhe mangani njihen si dy nga elementët më të rëndësishëm për funksionin e mirë të tiroidës dhe shëndetin e përgjithshëm të individit.

Për të mësuar nëse organizmi juaj ka në nivelet e duhura sasinë e jodit, endokrinologët rekomandojnë kryerjen e një testi me jod të butë, të cilin mund ta gjeni në çdo barnatore me emërtimin Tincture of Iodine. Jodi në fjalë përdoret më së shumti për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të krijuara nga prerjet e vogla apo gërvishtjet. Me fjalë të tjera, vret bakteret që shkaktojnë këto infeksione.

Çfarë të bëni:

Pasi përfundimit të dushit mëngjesor, merrni një copë pambuk, lageni me jod, pastaj formoni me të një katror në kyçin e dorës.

Sigurohuni që tinktura e jodit të jetë ngjyrë portokalli, dhe jo më e errët apo e tejdukshme. Mbani shënim orën e aplikimit dhe monitoroni zbehjen e ngjyrës brenda 24 orëve të ardhshme.

Interpretimi i rezultateve

Mbani mend: Sa më shpejt përthithet jodi nga lëkura, aq më e dukshme është mungesa e tij në trup.

Në qoftë se shenja e jodit zhduket pas 24 orëve, atëherë niveli i jodit në trupin tuaj është NORMAL.

Në qoftë se shenja zhduket tërësisht ose pjesërisht brenda 18-24 orëve, atëherë niveli i jodit në trupin tuaj është disi i ULËT.

Në qoftë se shenja zhduket tërësisht ose pjesërisht brenda 12-18 orëve, atëherë nevoja e trupit tuaj për jod është MESATARE.

Në qoftë se shenja zhduket tërësisht ose pjesërisht brenda 6-12 orëve, atëherë nevoja e trupit tuaj për jod është SERIOZE.

Në qoftë se shenja e jodit zhduket tërësisht ose pjesërisht brenda 6 orëve, atëherë nevoja e trupit për jod është TEPËR SERIOZE.

Për të mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm nivelin e jodit, mos harroni të përsërisni testin 1 herë muaj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top