You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË NA KUJTONI…

TË NA KUJTONI…

Shqipëroi: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Bertolt Brecht

E dimë shumë mirë…

Urrejtja për rëndomësinë të shpërfytyron…

Dhembja për padrejtësinë të ngjirë zërin…

Mjerë ne që deshëm të hapnim rrugën e miqësisë…

Kur as vetë s’ia dolëm të ishim dot miqësorë…

Por ju, kur të vijë koha që njeriu njeriun ta përkrahë, të na kujtoni… me shpirtbutësi./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top