You Are Here: Home » Mjekësi » TË HAKMERREM APO TË MOS HAKMERREM?

TË HAKMERREM APO TË MOS HAKMERREM?

hakmarrja-lorena-stroka-facebook-shkrime-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Nga teoria në praktikë largësia është kolosale. Në mënyrë graduale, por gjithmonë të sigurtë, trishtimi dhe zemërimi nxisin procesin e mendimeve të liga. Jetësimi i të cilave, nuk është aq i lehtë sa dëgjohet, përkundrazi është një vendim mjaft serioz dhe i vështirë për t’u përballuar nga gjithkush.

Kush e përfundon me sukses planin e hakmarrjes, atëherë? Njerëzit e dobët shpirtërisht, ata që nuk besojnë në aftësitë e tyre dhe ndihen të pamjaftueshëm me jetën që bëjnë. Synojnë hakmarrjen si të vetmen rrugë për të venitur përshtypjen negative që të tjerët kanë krijuar për ta, ose për të dëshmuar se janë më të fortë nga ç’tregojnë.

Hakmarrja është çështje karakteri, natyre. Ka njerëz hakmarrës, por, dhe shpirtmëdhenj, të cilët dinë të falin jo nga dobësia, por, nga forca që i karakterizon.

Po pse hakmerren disa? Çfarë përpiqen të arrijnë përmes dëmtimit të dikujt tjetër? Është e qartë që kërkojnë të ngrenë vetëbesimin e tyre, të ndihen më mirë, të lënë pas shtypjen e mëparshme, poshtërimin e ndjerë.

Të hakmerresh do të thotë të përvetësosh të njëjtat metoda poshtëruese me atë që të nxiti urrejtjen, keqbërjen. Mendon se ia vlen? Është tjetër gjë të hakmerresh dhe tjetër të vetëmbrohesh! Vetëmbrohem do të thotë, marr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të drejtat e mia, sepse para së gjithash duhet të duam dhe respektojmë veten tonë, pastaj të tjerët!

Dhe gjithmonë ki parasysh se SHPËRFILLJA është HAKMARRJA më e madhe, dhe MUNGESA jote DËNIMI më i denjë për atë që dikur të lëndoi!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top