You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TË FSHEHTAT E… VAGINËS, (I)

TË FSHEHTAT E… VAGINËS, (I)

albstroka-seksologji-lorena-stroka-gazetare-sekretet-e-vagines© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Tema që kam zgjedhur për ditën e sotme, dhe pse në dëgjim të parë, tingëllon më interesante për meshkujt, në realitet është njëlloj e dobishme dhe për femrat. Ka detaje që as ato vetë nuk njohin si duhet për organin e tyre gjenital.

A janë të gjitha vaginat njëlloj?

Sa për ndërtimin e brendshëm kanë të njëjtat karakteristika. Së jashtmi, vërejmë disa ndryshime, p.sh. në klitoris, madhësia e të cilit varion nga 2.5-3.1 cm. Një ndryshim tjetër është madhësia e buzëve të mëdha, disa femra i kanë thuajse të padukshme, ndërsa ca të tjera, disa centimetra të gjata. Buzët  e vogla ngjajnë me krahë fluture, të cilat mund të fshihen ose mbulohen nga më të mëdhatë. Buzët e shumicës së femrave nuk janë të përkryera simetrikisht, zakonisht njëra anë është më e gjatë se sa tjetra.

A kanë të njëjtën ngjyrë?

Ngjyra e pjesës delikate e intime nuk është është asnjëherë e njëjtë, ashtu siç ndodh dhe me ngjyrat e thithave të tyre. Disa femra e kanë ngjyrë mavi, rozë, kafe e hapur apo e mbyllur. Madje, akoma dhe buzët e kitorisit mund të kenë ngjyrë të ndryshme mes tyre, akoma dhe në të njëjtën femër.

Muret vaginale

Vagina është një organ me ndërtim fibromuskular. Ajo është rreth 7.5-9 cm e gjatë, me mure jo të rrafshta, por palë-palë, në mënyrë të tillë që të zgjatet/zgjerohet gjatë kontakteve intime. Elasticiteti vaginal është i paimagjinueshëm dhe kjo ndihmon në procesin e lindjes së fetusit në rrugë natyrore.

Penisi madh është i dëmshëm për vaginën?

Shumë femra besojnë se në rast se penisi ka përmasa mbi mesataren, do të kenë probleme të mëvonshme. Pra, i druhen zgjerimit të mundshëm. Por, siç e përmenda dhe më sipër, fakti që vagina është plotësiht elastike, organi i madh mashkullor nuk shkakton asnjë lloj problemi qoftë shëndetësor apo estetik. Tani, relaksimi vaginal pas lindjes është tjetër gjë, por, i trajtueshëm gjithsesi.

A ngushtohet vagina nga abstenimi seksual?

Gojëdhëna që po nuk kryeve marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë, mund të ribëhesh më e ngushtë, nuk i përgjigjet realitetit. Vagina nuk mund të humbasë elasticitetin e saj dhe të mbyllet plotësisht./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top