You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » TË DHËNA INTERESANTE PËR MENOPAUZËN

TË DHËNA INTERESANTE PËR MENOPAUZËN

ALBSTROKA-SHENJAT-E-MENOPAUZES-LORENA-STROKA-GAZETARE-GJINEKOLOGJINga Lorena Stroka

Menopauza shënon kalimin e gruas nga mosha prodhimtare në jo prodhimtare, dhe përbën një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj.

Pavarësisht se mund të keni dëgjuar apo lexuar shumë informacione në lidhje me simptomat e menopauzës, si nxheje trupi, djersitje nate, rrahje të shpejta zemre etj., në këtë shkrim do të lexoni të dhëna interesante më pak të njohura.

Mosha e menopauzës lidhet me…

Sipas një hulumtimi të ri, mosha që femrat hyjnë në menopauzë varet plotësisht nga mosha korresponduese e menopauzës së nënës së tyre. Për shembull, në qoftë se nënave të tyre iu ndërprenë periodat në moshën 45 vjeç, të bijat kanë 6 herë më shumë gjasa, në krahasim me femrat e tjera, të kalojnë më herët në menopauzë.

Cilat femra kalojnë më herët në menopauzë?

Femrat që nuk kanë lindur asnjëherë apo vetëm një herë, si dhe duhanpirëset rrezikojnë të kalojnë në menopauzë 2-3 vjet më herët se femrat e tjera.

Menopauza e parakohshme shkakton… insuficiencë kardiake

Sa më herët u ndërpriten periodat, aq më shumë rrezikojnë të vuajnë nga insuficenca kardiake. Për çdo vit shtesë femrat rrezikojnë 2% më pak.

Menopauza rrit nevojat për hidratim…

Nivelet e estrogjeneve bien dhe yndyrshmëria e lëkurës zvogëlohet. Dehidratimi (thatësia) gjatë menopauzës është një problem sa dermatologjik po aq dhe gjinekologjik. Thatësia e lëkurës trajtohet me përdorimin e kremrave hidratues dhe konsumin e ujit, ndërsa thatësia vaginale, e cila shpesh vështirëson depërtmin normal, kurohet vetëm përmes marrëdhënieve seksuale. Kontaktet intime rrisin qarkullimin e gjakut në vaginë si dhe përmirësojnë shëndetin në përgjithësi.

Analizat që vërtetojnë kalimin në menopauzë…

Tre analizat që duhen bërë për parashikimin e fazës së menopauzës janë: ekografia trans-vaginale, analizat e gjakut dhe Pap testi. 12 muaj pa perioda, nënkupton ndërprerje definitive (të përhershme). Ekografia tregon madhësinë dhe morfologjinë e vezoreve. Në rast dyshimi, analizat hematologjike që masin hormonin FSH në gjak do të japin përgjigjen përfundimtare. Së fundi, kryerja e Pap testit tregon atrofi vaginale në rast mungese të estrogjeneve.

Menopauza (ndërprerja e periodave) shkaktohet kur…

Ndërprerja e ciklit pason nga mbarimi i folikulave në vezore. Fundi i pjellorisë femërore përcaktohet nga pushimi i funksionit ovarian. Çdo femër lindë me një numër të caktuar folikulash në vezoret e saj, të cilat prodhojnë një vezë në çdo cikël. Përfundimi i tyre shënon pushimin e prodhimit të hormoneve dhe menstruacioneve njëkohësisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top