You Are Here: Home » Mjekësi » TË DHËNA ENCIKLOPEDIKE PËR TRUPIN E NJERIUT

TË DHËNA ENCIKLOPEDIKE PËR TRUPIN E NJERIUT

kuriozitete-per-trupin-e-njeriut-albstroka-lorena-strokaPërgatiti: Lorena Stroka

TRUPI  NJERIUT
Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilionë qeliza. Çdo minutë vdesin reth 300 milionë prej këtyre qelizave. Në qoftë se trupi nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme, të gjitha qelizat do të vdisnin brenda 230 ditëve.

UJI

Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

ELEMENTET

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

GJAKU

Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut.

LËKURA

Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milionë qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht reth 18 kg lëkurë.

MUSKUJT

Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet brenda veshit.

ZEMRA

Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliardë rrahje gjatë gjithë jetës. Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnjeje bën 130 rrahje në minutë, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12 vjeçari 90 rrahje në minutë.

KOCKAT

Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. Fëmijët e porsalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla.

RRITJA

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.

VESHKAT

Jane organe cifte te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut. Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit. Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit, ndersa e djathta prapa melcise dhe fshikezes se temthit. Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majtë dhe poshtë. Zemra te njerëzit ndodhet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djathtë (Situs inversus).

Zemra e shëndoshë peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram, ndërs 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me gjak.

NDËRTIMI

Zemra përbëhet nga dy pjesë:

Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive (qarkullimi i vogël). Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh). Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës. Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t’i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Mushkëritë
Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjella me një mbështjellës shumë të hollë që quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut

Struktura e alveolave
Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërinë e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemres i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjen e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngaqë në afërsi të saj gjendet e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Kaliumi (K)

Eshte elementi me i bollshem ne qelize. Trupi permban rreth 250 miligram kalium. Ai luan nje rol te rendesishem ne reagimet energjike, sintezën e proteineve si dhe ne ruajtjen e ekuilibrit te acideve ne trup.

Natriumi (Na)

Eshte elementi me i bollshem ne likuidin e jashtem te qelizave. Si nje elektrolit ne likuidet jashte qelizes, ndihmon ne ruajtjen e presionit osmezik jashte membranes se qelizes dhe ka të njëjtin ndikim me kaliumin brenda qelizes, per ruajtjen natyrale te balances se ujit. Nevoja ditore per te eshte llogaritur nga 3 ne 7 gram.

Hekuri (Fe)

Eshte metali (element) me i bollshem i trupit dhe perben rreth 0.004 % te peshes trupore. Ne menyre te natyrshme, sasia e tij varion nga 3 ne 5 gr. Gjithçka varet nga mosha, gjinia, madhesia, shendeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup. Ne te vertetë, hekuri eshte nje lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshem per frymemarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkeri. Cdo dite trupi yne me ane te ushqimit perfiton 10 deri 30 mlgr hekur .

Azoti (N)

Organizmi yne permban sasi te medha azoti dhe luan rol kyç ne strukturen e proteineve.

Fosfori (P)

Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut, kryesisht ne procesin e marrjes apo clirimit te energjive te organizmit.

Kalciumi (Ca)

Eshte nje element mineral qe perben 1.5 deri ne 2 % te peshes se trupit tek personat e rritur. Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet ne kocka dhe tek dhembet.

Magneziumi (Mg)

Ne momentet e lindjes, ne trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr., ndersa ne moshe te rritur nga 21 – 28 gr. 50 % deri ne 60 % ndodhet ne kocka dhe roli kryesor i tij është leht simi dhe funksioni normal i qelizave nervore.

Sulfuri (S)

Perben 0.25 % te peshes trupore te njeriut dhe ndodhet ne cdo qelize te trupit te njeriut. Me teper ndodhet ne floke, lekure dhe thonj. Ai vepron si nje element antihelmues, duke u perzierë me perberberësit helmues i shndërron në të pademshem ose i eeminon plotësisht…

Jodi (I)

Ne organizem ndodhet rreth 15–23 mlgr ose perben 0.00004 % te peshes trupore te njeriut. Ndodhet ne te gjitha qelizat e trupit, por 70 – 80 % e sasise se jodit ndodhet ne gjendrat e tiroideve. Kjo lende eshte pjeserisht ne formen e hormonit të trioksinës qe sintetizohet nga gjendra e tiroideve dhe luan nje rol te rendesishem ne forcimin dhe metabolizmin e trupit.

Magnezi (Mn)

Eshte shume i nevojshem per skeletin dhe gjymtyret lidhes. Ai gjendet ne sasine e me teper se 10 mlgr ne trupin e njeriut dhe kryesishte ne kocka, melci dhe veshka .

Bakri (CU)

Njihet si pjesa me e rendesishme e shume enzimeve. Luan nje rol mjaft te rendesishem ne pengimin e paksimit te sasise se gjakut ne trup. Femijet kane nevoje jetike pere kete perberes, i cili ndodhet ne sasi te konsiderueshme tek produkti i qumeshtit.

Nikeli (Ni)

Gjendet ne kokrrat e grurit, orizit fasules, thjerrzes etj… dhe luan nje rol kryesor ne rritjen natyrale dhe shumimin si dhe strukturen e veprimtarise se qelizave.

2. Uji: Uji eshte elementi me i rendesishem qe ndodhet ne toke e qe luan nje nje rol kryesor ne transportimin e elementeve baze ne qelizat e bimeve. Perben 60 % te peshes trupore . Uji cilesohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Uji eshte perberesi kryesor i urines dhe plazmes se gjakut.

3. Gazrat: Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen ne sasi te ndryshme ne toke. Keto dy lloj gazrash (ne sasi te caktuara) gjenden ne gjak dhe qeliza, duke luajtur nje rol kryesor ne procesin e frymemarrjes qe eshte po ai proces i shkembimit te oksigjenit dhe dioksidit te karbonit ndermjet atmosferes dhe qelizave te trupit./wikipedia/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top