You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Tani ajo është një engjëll, ndërsa unë nuk jam…

Tani ajo është një engjëll, ndërsa unë nuk jam…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Më 1 mars 1968, Johnny Cash u martua June Carter. Qëndruan bashkë 35 vjet, deri në vdekjen e saj. Letrat e mëposhtme u shkruan nga Johnny Cash. E para, u shkrua në qershor të vitit 1994 (kur ishte 65 vjeç) dhe e dyta, pak pas vdekjes së saj, në vitin 2003.

Johnny Cash vdiq dy muaj më vonë, katër muaj pas vdekjes së gruas së tij…

23 qershor 1994…

Odense, Danimarkë,

Gëzuar ditëlindjen princeshë,

Rritemi dhe mësojmë praninë e njëri-tjetrit. Mendojmë njëlloj. Lexojmë mendimin e njëri-tjetrit. E dimë se ç’kërkon tjetri pa e kërkuar. Ndonjëherë inatosemi dhe e konsiderojmë njëri-tjetrin të sigurtë…

Por, nganjëherë, si sot, mendohem dhe kuptoj se sa me fat jam që ndaj jetën time me gruan më të rëndësishme që kam takuar ndonjëherë. Akoma më magjeps, më frymëzon dhe më ndikon pozitivisht… Je objekti i dëshirës sime… arsyeja numër 1 e ekzistencës sime në tokë. Të dua jashtëzakonisht shumë…

Gëzuar ditëlindjen princeshë,

Johnny

11 korrik 2003

Mesditë

E dua June Carter, e dua. Po, e dua. E dua June Carter, e dua. Dhe më do edhe ajo… Por, tani ajo është një engjëll, ndërsa unë nuk jam… Tani ajo është një engjëll, ndërsa unë nuk jam/AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top