You Are Here: Home » Gnomonologji » TALENTI ËSHTË FLAKË. ZGJUARËSIA ËSHTË ZJARR… POSTET E LARTA JANË SI SHKËMBINJTË. VETËM SHQIPONJAT DHE ZVARRANIKËT MUND T’I ARRIJNË… MË MIRË TË KESH SHUMË TALENT DHE PAK PËRVOJË, SE SA SHUMË PËRVOJË DHE PAK TALENT… ARTISTI ËSHTË ASGJË PA TALENT DHE TALENTI NUK ËSHTË ASGJË PA PUNË…

TALENTI ËSHTË FLAKË. ZGJUARËSIA ËSHTË ZJARR… POSTET E LARTA JANË SI SHKËMBINJTË. VETËM SHQIPONJAT DHE ZVARRANIKËT MUND T’I ARRIJNË… MË MIRË TË KESH SHUMË TALENT DHE PAK PËRVOJË, SE SA SHUMË PËRVOJË DHE PAK TALENT… ARTISTI ËSHTË ASGJË PA TALENT DHE TALENTI NUK ËSHTË ASGJË PA PUNË…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  •  Mos uro të ishte më e lehtë. Uro të ishe më i mirë.
  • Disa njerëz zotërojnë një talent, ca të tjerë zotërohen nga ai. Kur ndodh kjo, talenti bëhet mallkim.
  • Talenti është flakë. Zgjuarësia është zjarr.
  • Vlera e njerëzve ka stinën e vet. Sikurse dhe frutat.
  • Talenti nuk është i rrallë, ata që e shfrytëzojnë janë të rrallë.
  • Di gjithçka, por asgjë tjetër.
  • Postet e larta janë si shkëmbinjtë. Vetëm shqiponjat dhe zvarranikët mund t’i arrijnë.
  • Më mirë të kesh shumë talent dhe pak përvojë, se sa shumë përvojë dhe pak talent.
  • Aftësia është pasuria e të varfërit.
  • Nuk mjafton të kesh talent. Duhet të kesh talent për talentin tënd.
  • Artisti është asgjë pa talent dhe talenti nuk është asgjë pa punë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top