You Are Here: Home » Posts tagged "vaj"

Maskë për flokë të dëmtuar, pa shkëlqim, pa volum

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Receta për flokë ka shumë, por jo të gjitha shërbejnë për të njëjtin lloj floku apo problem. Mos i ngatërroni me njëra-tjetrën, as mos i përdorni njëkohësisht, sepse jo vetëm që nuk do të vëreni përmirësim, por do të rrezikoni të humbisni edhe ato që keni. Për shembull, më ka rastisur të dëgjoj me veshët e mi njërën që thoshte: "Po s'më dha efekt kjo, do provoj atë ...

Read more

ZBULOHET VAJI QË LUFTON TULLACLLËKUN NË PAK JAVË

Nga Lorena Stroka A mund të kurojë kungulli tullacllëkun e meshkujve? Sipas një studimi korean kjo mund të jetë absolutisht e vërtetë. Për të qenë sa më të sigurtë për efektshmërinë e vajit në fjalë, shkencëtarët kryen një test disa javor. Në mënyrë të veçantë, ata zgjodhën 76 persona të gjinisë mashkullore me probleme të dukshme tullacllëku, të cilëve u dhanë për njëzetë e katër javë rresht nga 400 miligra ...

Read more

SI TË PËRGATISIM NJË KREM NATE PËR FYTYRË

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Kur isha e vogël dëgjoja të rriturit që thoshin me njëri-tjetrin: "Mos hiq dorë nga malli i shtrenjtë" - gjë që nënkuptonte se ish dhe më i mirë. Sot, ky pretendim hidhet poshtë, pasi çdokush që ka si qëllim fitimin e lehtë, nuk ngutet dhe aq shumë që t'i vendosë çmimet si i do qejfi - domethënë të ta shesë sapunin për djathë! Kështu që mos u gënjeni nga etiketat e ...

Read more

SI TË PËRGATISNI VETË KUBE ANTIRRUDHË PËR LËKURËN E TRUPIT

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Në më të shumtën e rasteve, procesi i scrub-it cilësohet si një rutinë e panevojshme, kur në të vërtetë, 50% e rrudhave vijnë si pasojë e mungesës së pastrimit të mirëfilltë të lëkurës. Më poshtë, po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e disa kubeve të posaçëm që shërbejnë për luftimin e plakjes së trupit. Përbërësit 2 filxhanë llum kafeje (espre ...

Read more

KREMI SHTËPIAK QË MINIMIZON RRUDHAT BRENDA 1 MUAJI

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Po më gjetët qoftë dhe vetëm një njeri bashkëkohor që nuk do të duket bukur, për besë, do ta kthej botën përmbys, për t'i ngritur një shtatore si person i jashtëzakonshëm. Është gati e pamundur që mes nesh të ekzistojë një i tillë (me përjashtim të të egërve të xhunglës). Të dukurit bukur, sidomos në kohët e sotme, nuk përbën më një ëndërr e paprekshme, me shpenzime ...

Read more

EKSFOLIM LËKURE NË MËNYRË CILËSORE, JA MASKA E DUHUR!

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! A e dini që mielli është një ndër përbërësit më të mirë për eksfolimin (heqjen e qelizave të vdekura), zhdukjen e baktereve dhe eliminimin e yndyrës së tepërt të lëkurës? Megjithëse flitet fare pak për të, ata që ia dinë vlerat, nuk e lënë pa e përdorur si duhet. Ja një maskë e dobishme që do të rikthejë në vetëm pak ditë elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur të lëk ...

Read more

SUPER KREM DOBËSIMI DHE ANTICELULITI NË KUSHTE SHTËPIE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Cili është mendimi juaj në lidhje me kremrat e hollimit/dobësimit? Mendoni se përbërësit që përmbajnë mund të reduktojnë ynydrën lokale, p.sh. në bark, krahë, kofshë? Në qoftë se jo, duhet të filloni ta besoni, sepse funksionojnë vërtet, sidomos kur bëni kujdes me ushqyerjen tuaj. Kuptohet efekti nuk është i njëjtë për të gjithë. Faktorë të tillë si, metabolizmi, us ...

Read more

3 RECETAT MË TË MIRA PËR GJINJ TË FORTË E TË NGRITUR

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Pasja e një gjoksi të bukur nuk duhet parë si e vetmja mënyrë për tërheqjen e meshkujve. Sepse ajo është një "armë" e përkohshme që në rrjedhën e kohës, ashtu si dhe çdo pjesë tjetër e trupit, mund të mos jetë më aq joshëse sa më parë. Përvoja e jetës na ka treguar se lidhjet e krijuara, vetëm në bazë të paraqitjes së jashtme, kanë rezultuar tërësisht të dështuara d ...

Read more

SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ç'është kjo punë, po si kaloi gati një muaj pa postuar asgjë në rubrikën e bukurisë?! As vetë nuk më besohet, mungesa kaq të gjata, kam kohë pa bërë, mbase dhe vite (diku nga 2012 më duket se pata bërë një shkëputje 2-3 mujore nga faqja). Gjithsesi këtë herë ndikoi edhe problemi me këmbën (do më thoni, po pse me këmbë shkruan ti moj motër?!) Jo, po ja ishte një just ...

Read more

SI TË PËRGATISNI VETË KREM BIMOR PËR HEQJEN E EKZEMAVE, PA KORTIZON!

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Aloe vera është një ekstrakt i njohur për vetitë e tij hidratuese, si dhe për mundësinë e rigjenerimit të lëkurës së lodhur e të thatë. Gjithashtu, një tjetër veti rëndësishme e aloe vera-s që nuk para përmendet shpesh, është ajo e sintezës së kolagjenit dhe elastinit. Pra, jo vetëm hidraton dhe shëron lëkurën e dëmtuar, por, kontribuon ndjeshëm edhe në luftën kundë ...

Read more

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top