You Are Here: Home » Posts tagged "lorena-stroka-gazetare"

Maskë për flokë të dëmtuar, pa shkëlqim, pa volum

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Receta për flokë ka shumë, por jo të gjitha shërbejnë për të njëjtin lloj floku apo problem. Mos i ngatërroni me njëra-tjetrën, as mos i përdorni njëkohësisht, sepse jo vetëm që nuk do të vëreni përmirësim, por do të rrezikoni të humbisni edhe ato që keni. Për shembull, më ka rastisur të dëgjoj me veshët e mi njërën që thoshte: "Po s'më dha efekt kjo, do provoj atë ...

Read more

GJËRA QË DUHET TË DISH PARA SE TË PËRDORËSH NJË KREM SYSH

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Edhe pse të gjithë  e dimë që zona përreth syve është më delikatja për t'u trajtuar, kjo pjesë nis të na shqetësojë vërtet, vetëm pasi identifikojmë te vetja shenjat e para të plakjes. Shpesh, padurimësia për t'i eliminuar një sahat e më parë, na bën të mos dimë nga t'ia fillojmë. Prandaj para se të kalojmë te faza e përkujdesjes/trajtimit është mirë të kemi parasys ...

Read more

ZOTI MË FALTË – LAMTUMIRË!

Nuk mundem të jetoj më në këtë terrnajë pikëpyetjesh.  As dua t’i përshtatem përulshëm rëndomësisë kolektive. Mos kërkoni të zbërtheni PSE-në mes këtyre pak rreshtave,  as të luani me hamendësime. S'është faji i juaj, që unë zgjodha t'i shkëputem suazës suaj të pritshmërive, për t'i dhënë fund udhëkryqit të të turbulltave mendime.. Zoti më faltë! LAMTUMIRË!   Nga Lorena Stroka Kësisoj shënimesh të shkruara ...

Read more

SI TË TENDOSNI LËKURËN E FYTYRËS VETËM ME TRE PËRBËRËS

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Kjo maskë e cila përgatitet vetëm me tre përbërës natyralë, është mëse e përshtatshme për forcimin/tendosjen e lëkurës së dëmtuar. Aplikimi i saj mund të ndihmojë gjithashtu edhe në zvogëlimin e poreve të mëdha të fytyrës. Përbërësit që do të nevojiteni: 1 e bardhë veze (e ftohtë) 1 majë luge miell misri 2 vitamina A&E Përgatitja Në një tas përzieni mirë së bash ...

Read more

SUPER MASKA QË JU BËN TË DUKENI MË TË REJA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Këto ditë që thoni ju mikesha e miq kanë qenë ndër më të bukurat e vitit për mua,  falë ardhjes së nënës sime nga Shqipëria, kam filluar të shikoj me pozitivitet dhe tolerancë akoma dhe ata që nuk e meritojnë. Megjithëse vizita e saj ishte tejet e shkurtër, vetëm 3 ditore, prapë së prapë, besoj se ishte një kohë  e mjaftueshme për t'u çmalluar e diskutuar gjëra që n ...

Read more

SA SHPESH ËSHTË MIRË TË PËRDORET KREMI HIDRATUES?

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ndonjëherë zakonet e mira (fenomenikisht) mund të sabotojnë lëkurën tuaj. Megjithëse humbja e hidratimit është një ndër fajtorët kryesorë për përshpejtimin e plakjes, kjo nuk do të thotë se lëkura duhet rënduar vazhdimisht me produkte hidratuese.   Mbi-përdorimi i produkteve hidratante e kozmetike në përgjithësi është rruga më e sigurtë për të dëmtuar lëkurën në hes ...

Read more

KËTO JANË USHQIMET QË ZGJIDHIN PROBLEMIN E RËNIES SË FLOKËVE DHE NXISIN RIGJENERIMIN E TYRE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Një nga provat më të sigurta që rënia e flokëve të ka "trokitur derën" është... yndyrna e tepërt.  Ajo që të bën të dukesh sikur ke shekuj pa u larë, e të vetë-pyetesh: po ç'dreqin ndodh kështu, dje nuk u lava?! Zgjidhja në këto raste nuk është vetëm shampoja e ngurtë, (një lloj pluhuri që ndonjëherë të bën t'i përngjash ujkut të miellosur te përralla "Mamadhia me s ...

Read more

CILAT JANË SEKRETET E BUKURISË SË AZIATIKEVE?

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ndonjëherë "trafiku i informacionit" të tepërt  shkakton më shumë ngatërresë se sa ndihmesë. Më së shumti është një nxitës i heshtur gabimesh se sa ndreqës i tyre. Përdorimi i njëkohshëm i produkteve të bukurisë, (kryesisht kur ato rekomandohen nga persona  që janë mosnjohës të llojit), mund të krijojë dëmtime të reja, ose përkeqësim të gjendjes së mëparshme. Ndaj b ...

Read more

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR PAKËSIMIN E RRUDHAVE TË BALLIT, SYVE DHE QAFËS

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Për shumë femra, shfaqja e rrudhave të fytyrës është veçse një proces biologjik që nuk duhet ndërprerë dhe se ajo që meriton vërtet vëmendjen tonë është vetëm shëndeti i botës së brendshme. Të njëjtit mendim i bashkohet edhe motra ime, e cila nuk i friket kalimit të viteve apo vijëzime të mundshme, (në fakt këtë e thotë tani që është 35 vjeç, nuk e di nëse do të men ...

Read more

KREM DEPILIMI NË KUSHTE SHTËPIE PËR PJESËN INTIME

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! E cili është ai që nuk do të tundohej nga pamja e një trupi të bukur, të pastër e të depiluar mirë?! Në qoftë se mes jush ka ende nga ata që besojnë se depilimi është vetëm "çeshtje femrash", dhe se çdo përpjekje përshtatjeje nga gjinia e kundërt është e turpshme apo e dënueshme, mendoj se ka ardhur koha ta rimendojnë, dhe mbi të gjitha të kuptojnë se higjiena nuk n ...

Read more

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top